Rama uron Erdoganin

Kryeministri Edi Rama ka uruar Recep Taip Erdogan, i cili në zgjedhjet e të dielës që kaloi hyri në historinë e Turqisë duke u bërë presidenti i parë i zgjedhur nga vota popullore.

Rama njoftoi bisedën me kryeministrin në largim të Turqisë nëpërmjet rrjeteve sociale.

“Urova telefonikisht Presidentin Erdogan për zgjedhjen e tij dhe folëm për zhvillimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik mes dy vendeve”, tha Rama.

Turqia, së bashku me Greqinë dhe Italinë janë tre vendet e listuara si strategjike për bashkëpunim në programin e qeverisë Rama.

Para dhe pas marrjes së detyrës vitin e shkuar, vetë Kryeministri Rama ka zhvilluar disa takime me Erdogan.

Erdogan u zgjodh president në zgjedhjet e së dielës duke fituar që në raundin e parë përballë dy kandidatëve kundërshtarë, njëri i opozitës turke dhe tjetri kandidat i dalë nga radhët e minoritetit kurd që jeton në Turqi.

Lajme të ngjashme

Back to top button