Fullani: Jo, nuk jap dorëheqje

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani jo vetëm që nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, por ka inkurajuar vartësit e tij të vazhdojnë punën të qetë.

“Puna të vazhdojë si deri tani. Është një situatë e vështirë, por do ta kalojmë siç kemi kaluar bashkë situata të tjera të vështira”, mësohet se u ka komunikuar Fullani drejtorëve kryesorë të BSH-së në takime të veçanta, transmeton bw.

Guvernatori ka takuar edhe punonjësit e thjeshtë, duke dalë vetë zyrë më zyrë për të komunikuar drejtpërdrejt me vartësit. Kreu i Bankës së Shqipërisë i ka kërkuar personelit që të rrisë bashkëpunimin në funksion të zbatimit me rigorozitet të kuadrit ligjor dhe rregullator në fuqi.

Dorëheqja e Guvernatorit të BSH-së u kërkua nga përfaqësues të shoqërisë civile, akademikëve, artistëve mes të cilëve spikati apeli i Dritëro Agollit.

Lajme të ngjashme

Back to top button