Pas sulmit në Najrobi, 39 të vdekur, përgjegjësinë e mori grupi Al Shabab

Raportohet se forcat e sigurisë në kryeqytetin Najrobi të Kenisë janë në një gjendje të tendosjes me personat e armatosur, pas një sulmi në një qendër tregtare.

Së paku 39 persona janë vrarë kur grupi somalez islamist Al Shabab e filloi një sulm në qendrën tregtare Westgate në Najrobi, e cila vizitohet nga perëndimorët dhe shtetasit e Kenias.

Nga sulmi janë plagosur edhe më se 300 vetë të tjerë. Raportohet se personat e armatosur po e mbajnë të rrëmbyer një numër të paspecifikuar të njerëzve.
Franca dhe Kanadaja kanë njoftuar se nga dy shtetas të tyre ishin vrarë, përfshirë edhe një diplomat kanadez.

Departamenti amerikan i shtetit tha se ka raporte se një shtetas amerikan është plagosur, ndërsa Britania është shprehur se shtetasit e saj pa dyshim se janë prekur nga ky sulm.
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e ka dënuar sulmin me “shprehjet më të ashpra të mundshme”.

Lajme të ngjashme

Back to top button