Merjeme Mizarkhani, gruaja e parë që fiton titullin më të lartë në matematikë

Medalja Fields përshkruhet edhe si çmimi NOBEL për matematikë, pasi është medalja më e lartë që mund ti jepet një matematikani. Çdo katër vit, ky çmim u ndahet personave që kanë bërë gjurmimet dhe zbulimet më të suksesshme nga matematika, ku këtë vit, në Seul të Koresë së Jugut, Merjeme Mizarkhani bëhet edhe femra e parë që fiton këtë çmim prestigjioz, për “kontributin e saj në syprinën e Rimanit, dinamikës dhe në gjeometri.”

Kush është Merjeme Mizarkhani?

Merjeme Mizarkhani përndryshe ka fituar edhe dy medalje të arta në garat ndërkombëtare të matematikës, gjatë vitit 1994 dhe 1995. Në 1995, ajo mori edhe pikët maksimale.
Më pas vazhdoi studimet në universitetin Sharif në Teheran, e më pas mbaroi doktoraturën në Harvard. Momentalisht punon si profesore në dy universitetet prestigjioze amerikane, Princeston dhe Stanford. Përndryshe ka fituar edhe shumë çmime tjera nga matematika. Merjeme njëmendësoi se shkencat ekzakte janë të kapshme edhe për gjininë femër.

Çmimi Fields

Këtë çmim më së shumti e kanë fituar matematicientët nga SHBA, 12 herë, të ndjekur nga Franca, 10 herë, Rusia, 9 herë dhe Britania, 6 herë.
Institucionet që kanë nxjerrë më shumë fitues, janë Universiteti Princeton dhe Universiteti i Parisit, me nga 7 medalje të tilla./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button