Presidenti Ivanov, nuk do të firmosë vendim për Hasanoviqin

Nga kabineti i presidentit, i cili i nënshkruan vendimet për emërimin e ambasadorëve, nuk janë të prerë nëse Hasanoviq “bie nga loja”, pasi procedura për emërimin e tij po duket shumë e problematizuar për shkak të shpërdorimeve financiare që u vërtetuan në ambasadën e Maqedonisë në Katar, ku Hasanoviq mbajti postin e ambasadorit deri në fund të korrikut.

“Presidenti, pas marrjes së informacionit zyrtar nga Ministria e Jashtme për të gjitha pohimet për parregullsitë që lidhen me punën e ambasadorit Hasanoviq, do të marrë vendim përfundimtar. Presidenti Ivanov, për çdo rast nuk do të firmosë vendim për ambasador, i cili nuk i plotëson kushtet nga Ligji i Punëve të Jashtme, dhe tek i cili janë konfirmuar parregullsi në punë, dhe që nuk mund ta përfaqësojë me dinjitet Republikën e Maqedonisë”, thuhet në qëndrimin e presidentit, dërguar ALSAT M. Shpenzimet janë 50 mijë dollarë për shërbime të kryera, por të papaguara në Katar, në periudhën kur Hasanoviq ishte ambasador. Ministria e Jashtme konfirmoi dje parregullsi serioze në punë dhe se dëmi duhet të kompensohet nga vet Hasanoviqi. Nëse përfundimisht vendoset që ai të mos shkojë në Bosnjë-Hercegovinë, prej ku siç mësojmë, tashmë ka marrë pëlqim, mbetet të shihet çfarë zëvendësimi do të propozojë partia e tij BDI-ja, sepse përgjigjja nga koalicioni brenda qeveritar ishte që funksionin e ambasadorit në Sarajevë ta marrë partia e Ahmetit.

Lajme të ngjashme

Back to top button