Stavreski: Baza e buxhetit nga të ardhurat reale, opozita manipulon

Likuiditeti i buxhetit është i mirë sepse gjatë planifikimit të tij janë kryer analiza të kujdesshme dhe është siguruar kornizë stabile për financim, baza e të cilës janë të ardhurat reale të planifikuara buxhetore, si dhe mjetet e siguruara nga burimet ndërkombëtare, nën kushte të volitshme, thekson  zëvendëskryeministri dhe ministër i Financave Zoran Stavreski në intervistë për javoren “Republika”. 

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se si i komenton parashikimet e errëta të opozitës nga dhjetori i vitit të kaluar se nëse sillet buxheti, Maqedonia do të falimentojë për gjashtë muaj, Stavreski potencoi se për fat të keq, opozita vazhdimisht ka qasje jo konstruktive dhe në mënyrë të pa argumentuar plason skenare të errëta për Maqedoninë.

“Kështu ka qenë në të gjitha vitet e kaluara, kështu është edhe këtë vit. Ja, kaluan tetë muaj nga viti 2013, ekonomia e Maqedonisë ka rezultat të tretë më të mirë në Evropë, rregullisht paguhen të gjitha obligimet nga buxheti, borxhi edhe më tej është i katërti më i vogël në Evropë. Ku është falimentimi që e paralajmëruan opozitarët? Opinioni mund të vlerësojë kush ishte në të drejtë dhe a janë realizuar skenarët e tyre”, thotë ministri i Financave.

Obligimet nga buxheti rregullisht servisohen, thekson Stavreski, ku në kohë paguhen pensionet, paga dhe ndihma sociale. Pikërisht ky injeksion likuid, thekson ministri, shumë ka ndihmuar që firmat e Maqedonisë të kenë rezultate solide në kushte të krizës së madhe ekonomike, veçanërisht kur bëhet fjalë për kompanitë ndërtimore.

“Nuk ka vend në Evropë në të cilën ndërtimtaria ka rritje, e jo, rritje prej 30 për qind si në Maqedoni. Kjo nuk është rastësi. Ky është rezultat i zgjedhjes së kësaj Qeverie, e cila forcon investimet kapitale nga buxheti në të gjitha sferat. Ato krijojnë punë jo vetëm për kompanitë ndërtimore, por edhe për qindra firma të vogla, të cilat janë prodhuese. Me këtë janë shpëtuar mijëra vende të punës, është siguruar pagë për punëtorët në kohërat e tilla të rënda”, thotë zëvendëskryeministri i ministër i Financave Zoran Stavreski.

Lajme të ngjashme

Back to top button