Thaçi: Punët e partisë nuk janë punë të çarshisë

Në intervistën e dhënë për Radion Evropa e Lirë, në pyetjen se a mendon për ndryshime në partinë e tij, Thaçi thotë se ata janë çështje të brendshme të partisë.

“Unë nuk presë që ju të më doni mua dhe nuk duhet të më doni, duhet të më respektoni, për shkak se unë jam lideri i opozitës shqiptare dhe për mua kanë votuar 100 mijë votues. Nuk mundet me kualifikime të tilla se a jam i bukur apo jo se partia ime është e bukur ose jo të më mbyllni gojën, politikisht të mos i shtrojë punët”,  thotë Menduh Thaçi

Më tej në intervistë, Thaçi thotë, “ Populli im edhe sot e kësaj dite merr nga buxheti i shtetit vetëm 2%, për shkak të dallimeve nga maqedonasit, në aspektin kulturor, në aspektin gjuhësorë. Nëse punët janë mirë të vendosura në parti, ajo është punë e partisë nuk është punë e çarshisë  as e mediumeve. Unë nuk jam pushtet që vjedhë parat nga xhepat tuaja dhe nuk e  keqpërdorë buxhetin e shtetit. Përgjegjësinë e jap para njerëzve të partisë time dhe jo para spekulimeve boshe”

Lajme të ngjashme

Back to top button