Fitorja e Erdoganit mund të përshpejtojë formimin e partisë së tij në Maqedoni

Nga gjithsej 1482 shtetas turk në Maqedoni, vetë 122 kanë votuar për zgjedhjet presidenciale informojnë nga ambasada e Turqisë në Shkup.

Madje, fitorja e Rexhep Taip Erdogan në zgjedhjet presidenciale në Turqi mund të përshpejtojë formimin e partisë së tij në Maqedoni.

“Interes më të madh ka në Studeniçan të Shkupit dhe në Gostivarë”, thotë burimi për Telegraf.mk.

Zëvendëskryeministri turk më herët në një konferencë në Stamboll ka theksuar se qëllimi është që përveç në Maqedoni, AKP të futet edhe në Kosovë e Shqipëri. Projekti “otomanizëm i ri” ka për qëllim të rrit ndikimin e Turqisë në Ballkan.

Fitorja bindëse e kryeministrit të deritanishëm me simpati është pritur në Maqedoni, si nga udhëheqësia shtetërore, ashtu edhe nga komuniteti turk. Presidenti Gjorge Ivanov në urimin deri te Erdogani ka theksuar miqësinë tradicionale mes Maqedonisë dhe Turqisë dhe përkrahjen që e kemi për integrimet euroatlantike

Zgjedhjen e Erdoganit e ka përshëndetur edhe Shenoll Memish nga Shoqata maqedono-turke- “Mustafa Kemal Ataturk” që është një nga më aktivet dhe që kontribuon për marrëdhëniet e mira mes dy vendeve.

Lajme të ngjashme

Back to top button