Qahil: Marrëveshja e Ohrit i bëri turqit qytetarë të rendit të tretë

Kryetari i partisë turke në Maqedoni Adnan Qahil, thotë se Marrëveshja e Ohrit nuk ka mekanizma serioze për zhvillimin e demokracisë dhe se nuk ka arritur të vendos të funksionim të sistemit shtetëror.
Qahil potencon se nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit, bashkësia turke nuk është e përfaqësuar sa duhet në administratë.

“Në shumë ministri nuk ka asnjë të punësuar nga bashkësia turke. Turqit në Maqedoni janë margjinalizuar, të drejtat e turqve janë minimizuar dhe nëse i krahasojmë me periudhat e më parshme mund të konstatojmë se pas Marrëveshjes së Ohrit, turqit në Maqedoni janë qytetarë të rendit të tretë”, thotë Qahil.
Sipas tij kjo marrëveshje sot implementohet nga pozicioni i forcës dhe shfrytëzohet nga garnitura qeverisëse për qëllime politike.

Lajme të ngjashme

Back to top button