Sot Tetova vishet kuq e zi

Do të vazhdojnë sot pasdite garat edhe në Ligën e parë të Maqedonisë, ku ekipt do të luajnë ndeshjet e vlefshme për xhiron e 8-të.

Derbi i madh dhe e gjithë vëmendja e futbolldashëve është përqendruar në Tetovë, ku Shkëndija do të luajë një nga duelet më të rëndësishme, për vetë faktin se pritet një fitore e re, ndërsa përballë ka dhe rivalin më të madh, Vardarin nga Shkupi. Edhe kësaj radhe pritet si zakonisht stadiumi i Qytetit të jetë i stërmbushur deri në ulësen e fundit, ku do të vërshojnë shqiptarë nga të gjithë trevat etnike për ta para këtë super duel. 

Renova kësaj radhe udhëton për në Shtip, ku do jetë përballë kryesuesit Bregallnicës, ndërsa Gostivari në terren vendas do të luaj me Makedonija Gj.P., e ku skuadra e re në Ligën e Parë do të jetë pa trajnerin boshnjak, i cili në mesjavë u largua nga ekipi pas rezultateve të dobëta. Nderin për të hapur xhiron e 8-të e kishin skuadra e Rabotniçkit dhe Horizont Turnova, ndeshje kjo që u mbyll në të mirë të nikoqirëve me rezultat përfundimtar 5:3. 

Dyshet: Shkëndija – Vardari, Bregallnica – Renova, Gostivari – Makedonija Gj.P, Napredoku – Pelisteri, Metalurgu – Euromilk, ndeshjet do të nisin nga ora 15:30 minuta. / Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button