A do shitet “Stopanska Banka”?

Banka Kombëtare “Stopanska Banka”, mund të del në shitje si pasojë e rekomandimeve të Komisionit Evropian ndaj Greqisë, njofton e përditshmja greke Katimerini. Sipas rekomandimeve, bankat greke duhet në mënyrë drastike të ulin aktivitetin e tyre jashtë shtetit duke u fokusuar vetëm brenda territoreve të saj.

Deri në vitin 2018, Greqia duhet të mbyllë të gjithë aktivitetin e saj bankar, në Maqedoni, Shqipëri, Bullgari, Rumani, Serbi, por edhe në Afrikën e Jugut dhe Egjipt. Përjashtim të vetëm bën Turqia.

Ky lajm ka qenë i paralajmëruar edhe më parë, edhe pse tani shfaqet më konkretisht. Guvernatori i Maqedonisë, Dimitar Bogov, nuk ka marrë akoma hapa konkretë mbi ndryshimin e aksioneve dhe kursit të bankave. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button