Thaçi: “Nuk përkrahim integrime farse”

Nuk mund të përkrahim farse politike. Ç ‘farë   integrime  të përkrahim kur qeveria për gjashtë vite me radhë,  të gjitha potezat  politik që i bënë janë kundër integrimeve. Duke filluar nga emërimi i aeroportit, rrugët, vendosja e statujave, si mund ne të jemi alibi për  për  një politik të tillë, deklaroi Menduh Tahci për radion Evropa e lirë.

Thaçi thotë se koalicioni politik, funksionon kundër integrimeve dhe kundër shqiptarëve dhe se këtë, lideri I BDI-së, Ali Ahmeti në mënyrë mjeshtërore e mshef nga shqiptarët.

“ Është e qartë se kjo qeveri funksionon në dy aspekte. Politika anti integruese e cila është e qarte dhe që do të bëhet edhe më e qartë kur do të vijë raporti i Komisionit evropian dhe politika antishqiptare. Nuk e themi këtë ne , këtë e thotë nënkryetarja e Parlamentit, e cila thotë se nuk e lejojnë që të flasë shqip! Kjo është shokuese sepse ajo dhe partia e sajë kanë sjellje të dyfishtë. Shtatë vite e dëgjojë Ahmetin duke thënë se ka arritur që ta zyrtarizojë gjuhen shqipe, ndërkohë që një funksionare e  tij e demanton  këtë”, thotë Menduh Thaçi.

Lajme të ngjashme

Back to top button