Çdo trofe i Realit kushton 139.4 mln Euro

Florentino Perez ka investuar 608.800.000 Euro për 28 futbollistë dhe ka fituar 3 tituj, një kampionat, një Kupë Mbreti dhe Superkupën e Spanjës, që nga rikthimi i tij në presidencën e Realit të Madridit në 2009-ën. Deri në këtë moment ka arkëtuar 190.5 milionë Euro nga shitja e futbollistëve. Bilanci mes blerjeve dhe shitjeve është minus 480,3 milionë Euro.

Secili nga tre titujt që ka marrë në fazën e tij të dytë në krye të Realit i ka kushtuar Perez jo pak por 139.400.000 Euro. Janë këto të dhënat financiare në kontrast me ekuilibrin që ekziston te Barcelona për të njëjtën periudhë kohe, gjatë të cilës klubi katalanas ka fituar 13 trofe, ka blerë 13 futbollistë dhe shpenzimet për çdo titull i bie të jenë 14.530.000 Euro. Një diferencë jo e vogël por prej 1124.870.000 Eurosh për çdo trofe të fituar.Kjo diferencë e dukshme është shumë e ndryshme në bilancet dhe koston për çdo trofe është shumë më e ekzagjeruar nga ajo që ekzistonte kur Madridi i Florentinos kishte Del Bosquen në stol e madje quhej edhe “Galaktik”.

Në atë periudhë nga 2000-2003 Reali fitoi 6 tituj, dy kampionate, një Champions, Superkupën e Spanjës, Superkupën e Europës si dhe botërorin për klube në tre sezone, çdonjëri prej tyre mbarte koston prej 31.050.000 Eurove. Në të njejtën kohë për atë periudhë Barcelona nuk fitoi asnjë trofe. Që atëherë Reali e ka humbur pozicionin e tij dominues në Spanjë që kaloi në Barcelonë me blaugranat që nga 2003 kanë fituar 17 tituj kundrejt vetëm 4 të Los Blancos. Nga 2003 në 2006 kur Florentino la detyrën dhe që nga 2009 e deri më sot kur Perez u rikthye sërish në krye, Reali ka patur më shumë trajnerë se tituj raporti është 8-4 për teknikët.

Faktet janë kokëforta, më tepër se gjysma e trofeve të ngritur nga madrilenët me Florentinon president janë marrë me Del Bosken, plot 6 nga dhjetë të tillë. Në një farë mënyrë mund të thuhet se model i Perez edhe pse lluksoz e shpenzues nuk ka qenë i tillë në aspektin sportiv. Katër transferimet më të kushtueshme të historisë sipas një raporti të Transfer Reviws i ka bërë pikërisht Real i tij. Bale për 101 milionë Euro, Kirstiano për 96 milionë, Zidane për 75 milionë Euro dhe Kaka për 67 milionë Euro.

Figo përforcimi i parë galaktik i Perez figuron i 7-ti në këtë listë pasi u ble për 60 milionë Euro me llogaritë e sotme. Investimi i Perez në kompleks për të dyja fazat e presidencës është i barabartë me 1 miliardë e 44.3 milionë Euro ka blerë në total 50 futbollistë për të fituar 10 tituj. Gjatë të njëjtës përiudhë Barcelona ka shpenzuar pothuajse gjysmën, 653 mijë Euro për të marrë 17 trofe. Gjatë fazës së Ramon Kalderon në krye të Realit, 2006-2009, Madrilenët fituan tre tituj, dy kampionate dhe një Superkupë , kundrejt 4 trofeve të Barçës ku figuron veç Superkupës së Uefa-s, spanjolle dhe kampionatit edhe një Champions League.

Ka qenë ky cikli ku kostoja e fitores ka qenë më e kripur për Barcelonën që shpnezoi 25.5 milionë Euro për titull kundrejt 21.25 të Realit. E megjithatë kur u kthye në presidencë në 2009 Florentino Perez përsëriti moton, Të investojmë në një vit sa për tre. Kjo formulë duket se nuk ka funksionuar dhe jo vetëm në krahasimin me Barcelonën. Që nga 2009 Chelsea ka inversutar në total 331 milionë Euro për 9 futbollistë, Bajerni ka paguar 227 milionë Euro dhe Interi 197. Gjatë këture viteve Perez ka shpenzuar 608.8 milionë Euro. Tre klubet e sapopërmendur bashkë me Barcelonën kanë qenë kampionët e fundit të europës. Ai i Florentinos ka qenë një investim i pamatë, por që nuk është shoqëruar nga titujt të paktën deri më tani. (supersport)

Lajme të ngjashme

Back to top button