Sot, 13 vjet nga masakra e Lubotenit

Sot bëhen 13 vjet që nga masakra e Lubotenit, kur forcat maqedonase të sigurisë vranë në këtë fshat të Shkupit 7 civilë shqiptarë.

Edhe ky përvjetor është tejet i dhimbshëm për banorët e këtij fshati, pasi vrasjet ishin të paalajmëruara dhe brutale.

Atë mëngjes të 12 gushtit të vitit 2001 u zhvillua operacioni i ndërhyrjes së njësiteve policore – ushtarake në fshatin Luboten ku vranë dhjetë civilë shqiptarë, Dalip Murati, Muharrem Ramadani, Memet Memeti, Rami Jusufi, Xhelal Bajrami, Kadri Jashari, Bajram Jashari, Sulejman Bajrami, Atulla Qaili, si dhe një fëmijë vetëm 6-vjeç, Erxhan Aliu.
Masakra e Lubotenit u dërgua në Gjykatën e Hagës, ku u dënua ish-pjesëtari i forcave të sigurisë maqedonase, Johan Tarçullovski, ndërsa i akuzuari i parë ish-ministri i Brendshëm, Lube Boshkovski u lirua nga akuza.

Johan Tarçullovski u dënua nga Gjykata e Haës me 12 vjet burg për vrasje, thyerje të ligjeve të luftës, torturë dhe për shkatërrim të pronës.

Ai vuajti 8 vite heqje lirie, ndërsa tashmë gjendet i lirë.

Lajme të ngjashme

Back to top button