Cruyff: Dyshja Messi-Neymar, nuk do të funksionojë

Dikur i famshëm për klasin e tij të jashtëzakonshëm në fushën e blertë, sot po aq i njohur dhe për opinionet e tij që shkojnë shpesh kundër rrymës apo shprehen me tone të forta e të apekuivioke, Johan Cruyff ndërhyen edhe një tjetër herë mbi çështjet e Barcelonës.

Legjenda blaugrana e thotë i bindur se të katalanasit dyshja e sulmit, Messi-Neymar nuk do të funksionojë edhe pse askush nuk ka dyshime mbi kualitetin individual të secilit prej tyre.

Një konkluzion të cilin e bazon mbi arsyetimin se braziliani nuk ka karakteristikat e duhura për të funksionuar në sulm pasi nuk është aq punëtor sa anësorët e tjerë te blaugranat si për shembull Pedro, autor i freskët i tregolëshit ndaj Rajosë apo dhe Cristian Tello. Johan Cruyff pret që Neymar të vazhdojë të vuajë sërish përkrah Lionel Messit në 11-shen titullare.

Në sfidën ndaj Rayos, ylli brazilian e shtriu në 5 serinë e takimeve pa shënuar në La Liga dhe Cruyff, i cili më parë kishte sugjeruar se Barça duhej të shitse Mesin për ta bërë Nejmar të ndihej komod në fushë, beson se shkalla e ulët e punës që ofron 21-vjeçari prish balancat e skuadrës kur Nejmar luan së bashku me Mesin.

“ Kurrë nuk kam thënë që Neymar është një lojtar i keq, por çështja është se si përshtatet Neymar në skuadër. Neymar dhe Messi janë dy futbollistë sulmues, por kjo do të thotë se në këtë mënyrë do të bëhet më pak punë për fazën difensive. Ky mund të jetë një problem. Barcelona ka një stil loje ku futbollistët e krahut duhet të punojnë fort, por gjithsesi Neymar nuk është një kalë pune si Pedro apo Cristian Tello.”

Goli i Neymar kundër Atletikos së Madridit në Superkupën e Spanjës mbetet finalizimi i tij i vetëm në ndeshjet kompetitive për Barcelonë që kur u ble për 57 milionë Euro nga katalanasit këtë verë.

Lajme të ngjashme

Back to top button