KK Forca kampion i turneut “Struga Open 2013”

Në këtë eveniment morën pjesë klube nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria. K.K. Forca mori pjese me 17 garues dhe kishte 21 paraqitje individuale dhe 3 paraqitje ekipore. Në fillim e fitoi kupën si klub më masovik në këtë turne, dhe në fund arriti të grumbulloj gjithsej 20 medalje, prej tyre 9 te arit, 4 te argjendta dhe 7 të bronzta.

Me medalje ari u stolisen: KATA ekipore femra 2004+ (Jusra Ademi, Janina Dardhishta, Arta Bushi), KATA individuale: Jusra Ademi (2004), Suhejb Veseli (2006), Arta Bushi (2005) dhe Kampioni Ballkanik Abdurahim Idrizi (2001), ky i fundit u stolis me medalje ari edhe ne KUMITE (luftëra) në kategorinë (2001/-35 kg). Në KUMITE me medalje ari u stolisën edhe Kampionia Ballkanike Sajra Morina (2001/-42kg), Efrah Halimi (2001/+42 kg), Verona Ajdini (2000/-42 kg), me argjendtë u stolisën: KATA ekipore meshkuj 2004+ (Bushi, Dardhishta, Veseli), KATA individuale: Jon Dardhishta (2006), në KUMITE: Xhezair Sali (2001/+50 kg), Sedat Seli (kadet/-57 kg), kurse me bronzë u stolisën: KATA ekipore femra 2000-2001 (Sajra Morina, Efrah Halimi, Verona Ajdini), KATA individuale: Verona Ajdini (2000), Dardhishta Janina (2006), kurse në KUMITE: Abdurahman Halimi (2003/+40 Kg), Fisnik Agushi (Kadet/-57 Kg), Erkan Lusjani (Junior/-68 Kg), Fatmir Demiri (Junior/+76 Kg).

Pas këtij rezultati të shkëlqyeshëm K.K. Forca u shpall ekipi më i mirë në turne duke u radhitur në vendin e pare dhe fitoi kupën si klubi kampion i këtij evenimenti.

“Dua të potencoj se klubi sezonin e ri të garave e filloi me sukses, jam i kënaqur nga ky rezultat, por ne do të vazhdojmë me punën tone të palodhshme, për sukseset e radhës”, deklaroi trajneri i klubit Muarem Imeri.

Në këtë turne pjesëmarrës ishin edhe garuesit e KK Fati Gostivar-Tetovë, të cilët i shënuan këto rezultate:  Ylli Fetai kadet -52 kg në rrethin e dyte humbi, Onur Jamini 2000 -50 kg vendin e dytë, Veton Vejseli 2002 -45kg fitoi vendin e pare, Bukurije Selimi 2002 -35 kg u ngjit në piedestal si e dyta dhe  Armin Fejzuli 2002 -40 kg ishte i treti. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button