Erdogan: Me mua ka fituar edhe Shkupi, Sarajeva, Kabuli, Gaza, Bejruti, Damasku, Jerusalemi…

Tashmë Presidenti i sapozgjedhur i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan në fjalimin e tij në Ankara as kësaj radhe nuk ka harruar të përmend Shkupin.

“Kanë fituar të gjithë ata që me respektojnë apo edhe ata që nuk më respektojnë; ka fituar Turqia e re përparimtare, por jo vetëm Turqia; ka fituar edhe Kabuli, Bejruti, Sarajeva dhe Shkupi; ka fituar Damasku, Ramallahu, Gaza dhe Jerusalemi”, deklaroi Presidenti i posazgjedhur i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

“Falënderoj popullin tim shtrenjtë”, janë fjalët me të cilat ai nisi fjalimin e tij në Ankara, ku shprehu falënderimet e tij të përzemërta për të gjithë zgjedhësit, votues ose jo të tij, që kanë dhënë kontributin e tyre në këtë ngjarje historike.

Duke falënderuar edhe qytetarët turq me banim jashtë shtetit, të cilët janë përpjekur të votojnë pavarësisht vështirësive, ai shtoi se “zgjedhjet nuk i ka fituar vetëm Recep Tayyip Erdogan, por vullneti i popullit dhe Turqia e Re”.

“Sot po mbyllim një epokë dhe po hedhim hapin e parë drejt një ere të re. Tashmë janë eliminuar të gjitha pengesat ndërmjet Pallatit Presidencial Çankaja dhe popullit”.

Lajme të ngjashme

Back to top button