Projektet shqiptare nën hijen e makinerisë votuese të administratës

Projekt buxheti i miratuar i qeverisë për vitin e ardhshëm nuk pasqyron gjendjen reale ekonomike të vendit, ku parametrat e të hyrave publike janë në nivele shumë të ulëta, vlerësojnë ekspertët ekonomik. Sipas tyre, vlera rekorde e buxhetit do të shënojë rritje të konsiderueshme të inflacionit deri në 7%. 

Sipas ekspertëve  ekonomik, buxheti për vitin 2014, është po aq diskriminues për shqiptarët sa edhe vitet e kaluar, kur ato konsideroheshin si historike për projektet shqiptare nga ana e  BDI-së. 

Mangësitë e buxhetit për vitin 20014 , nuk evidentohen vetëm në parashikimet optimiste të kryeministrit Gruevski, përkundër një realiteti tepër pesimist për ekonominë, por edhe në  orientimin e investimeve kapitale kryesisht në Maqedoninë lindore.

Ish ministri i ekonomisë Besnik Fetahu është skeptik se do të mund të realizohet buxheti i qeverisë në shumë pre afro 3 miliard eurove nëpërmjet të hyrave publike. “Kryeministri do ta ngarkojë qeverinë me borxhe me qëllim të mbulimit të deficitit që do ti paraqitet në buxhetin e shtetit.

Ç ‘farë është e çuditshme në miratimin e këtij buxheti , është paralajmërimi për rritjen e rrogave të administratorëve. Këtë edhe mund ta bëjë sepse në prill mund të ketë zgjedhje të parakohshme dhe ata i duhen si trup votues, por kjo do të ketë konsekuenca negative ekonomike, shumë të mëdha për shtetin, sepse rritja e pagave pa produktivitet, siç është administrata, do ët shkaktojë inflacion dhe rritje të çmimeve”, thotë Besnik Fetahu.

Pjesa e kapitalit të paraparë në buxhet që do të investohet në Maqedoninë Perëndimore, sipas Besnik Fetahut, është shumë e vogël. “ Investimet më të mëdha do të bëhen në ndërtimin e korridorit dhjetë që lidhë Serbinë me Greqinë nëpërmjet Maqedonisë, ndërsa për korridorin 8 nuk parashihet asgjë nga buxheti. qeveria këtë korridor mundohet që ta jap me koncesion, por kjo do te jetë shumë e vështire, ndërsa për korridorin 10 ajo futet  edhe në borxhe”, thotë besnik Fetahu..

Kërçova dhe Struga dominojnë në projekt buxhetin për vitin 2014, por nuk mungojnë edhe zonat tjera shqiptare. Me projekt buxhetin parashihet që zonat e lira ekonomike në Kërçovë dhe Strugë të ndërtohen nga shteti dhe për këtë qëllim janë paraparë nga 100 milion denar, ndërsa për zonën e lirë ekonomike në Tetovë 25 milion denar me të cilat është paraparë vetëm ndërtimi i rrugës deri në hyrje të zonës së lirë ndërsa pjesa tjetër është obligim i koncesionerit. 

Përkundër vlerësimeve të analistëve ekonomik, BDI-ja, është e kënaqur me projektet shqiptare që janë paraparë në buxhetin e qeverisë për vitin 2014.
Besnik Fetahu , thotë se BDI-ja edhe buxhetin e vitit të kaluar e ka konsideruar si buxhet historik për projektet shqiptare, por  u tregua se ishte një ndër buxhetet më diskriminues për shqiptarët.

“Në përpjesëtim me produktin  bruto të brendshëm është po thuaj përsëri rekord në parashikimet e deritanishme, aq më tepër kur ne e dimë se komponentët kryesore që e mbushin, që e plotësojnë buxhetin janë të ardhur nga konsumi i cili te ne është në fazë të trendit rënës edhe për shkak të komponentë që diaspora gjithnjë e më pak po sjell para, ekonomia është gjithnjë jo likuide, kreditimi është gjithnjë rënës dhe të gjitha këto pra nënkuptojnë se nuk ka shumë vend për të qenë optimist në këtë parashikim optimistik”, deklaroi Abdylmenaf Bexheti , ekspert ekonomik.

Lajme të ngjashme

Back to top button