Ivanov uron Erdoganin për fitoren

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov dërgoi urime deri te Rexhep Taip Erdogan me rastin e zgjedhjes së tij në funksionin President i Republikës së Turqisë.

“Me kënaqësi të madhe e pranova lajmin se qytetarët turq Ua dhanë besimin dhe Ju zgjodhën për President të Republikës së Turqisë. Në emrin tim personal dhe në emër të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, Ju dërgoj urime të përzemërta për zgjehdjen dhe dëshira të sinqerta për ushtrim të suksesshëm të funksionin përgjegjës”, thuhet në urim.

Presidenti Ivanov në këtë rast shpreh kënaqësi të, siç vlerësohet, shkallës jashtëzakonisht të lartë të marrëdhënieve tradicionale miqësore dhe bashkëpunimit midis dy vendeve.

Lajme të ngjashme

Back to top button