Ja rrogat më të larta në La Liga

Kampionati spanjoll i futbollit (LFP) i ka publikuar statistikat e rrogavë që ua ndajnë ekipet lojtarëve. Në përgjithësi, pagat kanë rënë për 12 për qind në krahasim me vitin e kaluar në La Liga dhe Secunda. Vitin e kaluar, totali i rrogavë të lojtarëve në të dyja ligat ishte 750 milionë euro, ndërsa këtë vit është 660 milionë.

Barcelona e Real Madridi nuk janë futur në këtë kalkulim, për ta shmangur njëanshmërinë, ka njoftuar Javier Gomez, drejtor gjeneral i LFP. Statistikat tregojnë se Reali e Barça kanë shpenzuar në mes 190 e 200 milionë euro për rroga. Ekipi më i afërt me dy gjigantët spanjollë është Atletico Madridi, që gjendet në pozitën e tretë me 65-67 milionë euro, transmeton Fishmedia.

Këtë verë, disa lojtarë të përfaqësueses spanjolle e lanë La Ligan, duke përfshirë këtu Jesus Navas, Roberto Soldado, Alvaro Negredo e Fernando Llorente. “Është një shpullë në të dyja faqet. Është e trishtueshme t’i shohësh lojtarët tanë më të mirë duke u larguar, por pozitivja është se kjo është e vetmja mënyrë me të cilën mund të vazhdojmë”, ka thënë Gomez për të përditshmen spanjolle, AS.

Lajme të ngjashme

Back to top button