Analizë: Qytetarët në borxhe, 710 milionë euro për kredi konsumatorësh!

Për herë të parë nga fillimi i krizës, në maj të këtij viti është regjistruar rritje më e lartë mujore e kreditimit. Sipas të dhënave të Bankës Popullore deri në fund të muajit maj, përqindja e kreditimit është 7,6% dhe ajo është mbi nivelin e projektuar. Rritje të kreditimit ka edhe te kompanitë edhe te qytetarët. Aështë ky sinjal se bankat i pranuan sinjalet se kriza në ekonomi po kalon? Sa bankarët janë të përgatitur t’i relaksojnë kushtet e kreditimit? Pse kreditë konsumatore dhe kartelat kreditore edhe më tej gjenden në kategorinë e “rrezikut”?

Qytetarët me xhep më të cekët më tepër futen në borxhe…….

Gjysma e parë e këtij viti përfundoi me borxhe më të mëdha të qytetarëve si rezultat i kredive konsumatore dhe kartelave kreditore. Raportet më të reja të Bankës Popullore bëjnë me dije se që nga fillimi i vitit e deri në fund të qershorit është regjistruar rritje e aktivitetit kreditor, e bile në muajin maj edhe rritja më e lartë mujore që nga fillimi i krizës. Te sektori i popullsisë, është shënuar rritje e mëtutjeshme e kreditimiot në denarë.

“Rritja e realizuar e kredive të përgjithshme në tërësi është rezultat i rritjes së kredive në denarë, me ç’rast ka rënie të mëtutjeshme të kredive në deviza”, theksojnë në Bankën Popullore.

Madje dy të tretat e plasmanit të kredive janë për qytetarët të cilët kanë të ardhura mujore deri në 30.000 denarë. Nga ana tjetër, më të ngarkuar me borxhe, sipas shumës, janë personat që kanë të ardhuar më të larta se 100.000 denarë, te të cilët është regjistruar ngarkesë mesatare me borxhe prej 628 mijë denarësh për person.

“Sipas llojit të krediveë, qytetarët me të ardhura mujore prej mbi 30.000 denarësh marrin pjesë me 75,7% të ekspozimit të përgjitshëm kreditor si rezultat i kredive banesore, ndërsa personat me të ardhuara mujore deri në 30.000 denarë kanë pjesëmarrje më të madhe në ekspozimin kreditor si rezultat i kredive konsumatorem kartelave kreditore dhe saldove negative në llogaritë rrjedhëse”, thuhet në raportin e BPRM-së. 

Deri në fund të qershorit, qytetarët bankave u kanë pasur borxh 1 miliardë e 616 milionë euro. Pjesa më e madhe e këtyre borxheve është rezultat i kredive konsumatore gjegjësisht, për këtë qëllim te qytetarët janë plasuar mbi 710 milionë euro. Vetëm për gjashtë muaj, ngarkesa me borxh si rezultat i kredive konsumatore është rritur për 60,4 milionë euro.

Rritet edhe ngarkes me borxhe për shkak të kredive për banesa. Kështu, deri në fund të qershorit, qytetarët për këtë qëllim kanë basur borxhe në vlerë prej 330 milionë eurosh. Edhe te këto kredi, në krahsim me janarin, është regjistruar rritje prej 23 milionë eurosh.

Ja se për çfarë qëllmi dhe sa u kanë borxh qytetarët bankave:

  • Kredi konsumatore              710 milionë euro
  • Kredi banesore                   329 milionë euro
  • Kartela kreditore                 195 milionë euro
  • Saldo negative                    92 milionë euro
  • Kredi për automobila           13,5 milionë euro

Nga fillimi i vitit, shënohet rritje e konsiderueshme e ngarkesës me borxh si rezultat i kartelave kreditore. Për gjashtë muaj, gjegjësisht prej janarit e deri në qershor, numri i kartelave kreditore është rritur për mbi 10 mijë kartela të reja. Deri në fund të qershorit, pothuajse çdo qytetar ka pasur në dispozicion nga një kartelë, gjegjësisht në qarkullim kanë qenë 1,5 milionë kartela pagesore. Prej tyre, pjesa më e madhe ose 1,2 milionë janë kartela debitore, ndërsa mbi 320 mijë janë kartela kreditore.

Për dallim nga ekspozimi si rezultat i kartelave kreditore, te kreditë për automobile, shënohet trend i mëtutjeshën i zvogëlimit. Kështu, në janar plasmani si rezultat i kredive për automobile ka qenë 16,6 milionë euro, ndërsa deri në fund të qershorit ai ka qenë 13,5 milionë euro.

“Është e vërtetë se zvogëlohet marrja e kredive për automobile, gjegjësisht te ky produkt nuk ka rritje. Kjo gjendje vazhdon një kohë më të gjatë, dhe është e pritshme në kohë të krizës, gjegjësisht të paqartësisë ekonomike. Qytetarët në kushte të këtilla nuk marrin borxhe të reja, të cilat nuk janë të domosdoshme”, komentojnë punëtorët bankarë të njërit nga grupacionet më të mëdha bankare në vend.

Аnaliza tregon se detyrimi mesatar mujor, varësisht nga produkti kreditor sillet ndërmjet 3,5 mijë denarë (te kartelat kreditore dhe saldot negative në llogaritë rrjedhëse) dhe 11,3 mijë denarë (te kreditë për blerje dhe renovim të hapësirës banesore dhe afariste).

Me kredi të reja mbulohen vrima të vjetra...

Sipa analizës së fundit të BPRM-së, kartelat kreditore, së bashku me kreditë konsumatore dhe saldot negative në llogaritë rrjedhëse kanë përqindje më të madhe në ngarkesën me borxh të amvisërive, por njëkohësisht paraqesin edhe “rrezik më të madh kreditor”.

“Sipas veprimtarive të veçanta te sektori i “ndërmarrjeve”, rreziku kreditor është më i lartë te “industria” dhe “ndërtimtaria”, ndërsa sipas produkteve të veçanta të sektorit “amvisëri”, te kartelat kreditore dhe kreditë konsumatore. Nga aspekti i strukturës valutore, më i rrezikshëm është ekspozimi kreditor në denarë me klauzolë në deviza” – konstaton analitika e bankës qendrore.

Ajo që është me rëndësi në periudhën e ardhshme, sipas menaxherëve të bankave, është të mos rritet saldoja e kërkesave jofunksionale, gjegjësisht të dyshimta.

Sipas matjeve të Bankës Popullore, përqindja e kredive jofunksionale është 11,9%. Nga fillimi i vitit, bankat kanë arritur të sigurojnë një pjesë të parave nga kreditë jofunksionale, e poashtu është regjistruar edhe rritje e kredive “të pastrukturuara”, gjegjësisht janë miratuar kredi të reja që të mbulohen borxhet e vjetra. A do të japë rezultate pozitive ky veprim i bankave do të analizohet në fund të vitit. Të dhënat tregojnë se pothuajse 11% e kredive të përgjithshme të firmave janë riprogramuar. Te qytetarët është shënuar zvogëlim i kredive jofunksionale, por si rezultat i rritjes së kredive të përgjithshme. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button