Debutoi Agim Ibraimi, barazon Cagliari

Agim Ibraimi sot ka debutuar në Serinë A italiane, duke luajtur 25 minutat e para për ekipin e tij të ri Cagliari.  

Kundërshtari i Ibraimit dhe ekipit të tij ishte skuadra e Sampdorias, ndërsa ndeshja ka përfunduar me barazim 2:2. Pas futjes në lojë të Ibraimit në minutën e 67-të, rezultati ishte 1:0 për Kaljarin, ndërsa pas disa minutave të qetë, ndodhi dhe më e mira e gjithë takimit kur u shënuan tre gola. 

Fillimisht Sampdoria barazoi, ndërsa vendasit gjetën forca që në minutën e parë të kohës shtesë me anë të Kontit të shënojnë për epërsi 2:1. Derisa  të gjithë menduan se Cagliari i Ibraimit do rrëmben tre pikë, në minutën e 3-të të kohës shtesë miqtë shënojnë tjetër gol, për rezultat përfundimtar 2:2. Me këtë barazim skuadra Cagliarit ngjitet në pozitën e 9-të me pesë pikë të tubuar. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button