Vrapçishti i shkakton disfatën e parë Shkupit në Çair

Në derbin e xhiros së shtatë të Ligës së Dytë të Maqedonisë, që është luajtur në stadiumin e Çairit në Shkup, më në fund Vrapçishti është skuadra që ka ndalur hovin e Shkupit, të qenit e pa mposhtur në fushë vendase.

Edhe pse gjithçka ishte në dominim të vendasve, si në posedimit të topit, ashtu edhe nga rastet e krijuara, për çudi vetëm në fund të ndeshjes ndodhi ajo që kush pak e kishte pritur, kthim i ndeshjes në të mirë të mysafirëve.

Pas shumë rasteve të krijuara goli i parë u shënua në pjesën e dytë, gjegjësit në minutën e 61 nga sulmuesi shtatë lartë Ertan Hasani. Mirëpo 11 minuta më vonë barazohen shifrat në 1:1 kur shënoi Brilant Sulaj. Por menjëherë pas barazimit shkupjanët u vërsulën drejt portës kundërshtare dhe ishin shumë afër golit të avantazhit.

(Momenti kur Ertan Hasani shënoi golin e avantazhit për KF Shkupi)

Gjyqtari Angeloski dakordia dënim nga pika e bardhë pasi një lojtar mysafir kishte luajtur me dorë në zonën e ndaluar, por kapiteni Bujamin Asani nuk arriti që të mposhtë Taleskin. Dhe ndryshimi i rezultatit vjen në minutën e 88-të, kur Bajram Memedi i dha golin e fitores së madhe ekipit të tij.

Në ndeshjet tjera të Ligës së Dytë, nga ekipet shqiptare, edhe Zajazi ka shënuar fitore, duke e mundur pastër me rezultat të lartë ekipin e “11 Oktomvri”, 3:0, me golat e Askov, Florian Kadriu dhe Vlorian Ismaili. Në shtëpi të saj Drita e Bogovinës ka barazuar pa shënuar gola në delin me Miravcin, ndërsa Rrufeja e Miletinës në Kratovë ka pësuar disfatë nga Sileksi. 

Rezultatet: Boreci – Tiveria 1:1, Skopje – Lokomotiva 2:0, Pobeda – Novaci 2:0 dhe Teteksi – Maxhari 5:1. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button