Recension: Dr. Sofijanova më e mira në Ballkan

“Drejtoresha e Klinikës për sëmundje të fëmijëve të premten shkon në Japoni. Dy muaj do të ndjekë një trajnim për sistemet shëndetësore, udhëheqje me resurset shëndetësore. Siç qëndrojnë punët, dr. Sofijanova është më e mira në Ballkan, për shkak se as nga Serbia e as nga vendet fqinje nuk ka ndonjë mjek që do të shkojë në këtë trajnim. Sofijanova e fitoi grantin JICA nga qeveria e Maqedonisë, nga e cila edhe personalisht ka qenë e nominuar dhe është pranuar nga Japonia”.

Ky është fillimi dhe njëkohësisht arsyetimi i plotë se pse një revistë profesionale e shpall drejtoreshën aktuale të Klinikës për fëmijë si më të mirën në Gadishullin Ballkanik.
Dhënia e pozitës së këtillë, bile edhe për një drejtoreshë klinike gjithsesi nënkupton një vlerësim të gjerë dhe të arsyetuar mirë, si në raport me mjedisin vendor, poashtu edhe me të vendeve fqinje. Kjo mungesë e kritereve dëshmon se shkallëzimi i profesionalizmit te ne akoma nuk ka bazament të përcaktuar.
??.?????????? ???????? ?? ????????Linku deri te artikulli origjinal: Dr. Sofijanova më e mira në Ballkan

Data dhe koha e publikimit: 10.09.2013 | 13:51

Data e recensionit: 12.09.2013

Recensues: Ljubomir Kostovski

Vërtetësia e fakteve: ?eksti thekson se dr. Sofijanova ka fituar bursë qeveritare për qëndrim disamujor studimor në Japoni. Trajnimi përfshin menaxhment të institucioneve shëndetësore, ndërsa Japonia ka pranuar të trajnojë një person, të cilit, përveç bursës, i janë paguar edhe harxhimet. Këto janë faktet që duhet të pranohen si të sakta.

Burimet e informatave: Burimet e informatave nuk janë theksuar në mënyrë të drejtpërdrejtë – a është ajo vetë dr. Sofijanova, ndoshta klinika e saj ose Ministria e shëndetësisë si punëdhënës i drejtoreshës dhe, gjjithsesi, vetë qeveria. Asnjë nga këto burime të mundshme nuk e mbështet mini storjen për udhëtimin e drejtoreshës.

Përmbajtësia: Për një “titull aq të madh” gjithsesi se ka pasur nevojë që artikulli të jetë më gjithëpërfshirës, gjegjësish do të duhej ta kënaqte kërshërinë e thjeshtë të lexuesit sa i përket pyetjeve që nuk u janë dhënë përgjigje: cili është qëllimi i vërtetë i trajnimit (çka duhet të mësojë dr. Sofijanova, e që ajo në këtë moment nuk e di si menaxhuese e një institucioni të rëndësishëm), a ka pasur edhe kandidatë dhe kandidate të tjera për fitimin e bursës, pse nuk ka kandidatë të tjerë nga rajoni (a nuk ka kandidatë që do t’i plotësonin kriteret e larta të japonezëve, apo ndoshta nuk ka interes në ato sisteme shëndetësore për trajnim në atë vend të largët) dhe shumë pyetje të tjera që dalin nga titulli i tekstit.

Anshmëria: Njëra nga arsyet më të mundshme se pse kye tekst është aq jopërmbajtësor është ajo se ai është favorizues ndaj një nëpunësi shtetëror të rangut të lartë, i cili fiton një lloj privilegji. Në fakt, kemi lajm se dikush është i privilegjuar në sistemin shëndetësor, potencohet dallimi i tij sa i përket profesionit, e njëkohësisht nuk jemi në gjendje t’i zbulojmë arsyet që e bëjnë atë person të veçantë në po atë sistem.

Origjinaliteti/Plagjiatura: Supozohet se artikulli është origjinaë, gjegjësisht se buron nga revista, edhe pse nuk është i nënshkruar. Versioni on-lajn, të cilin e ndjekim në “Zdravstvo 24” nuk ka asnjë të dhënë për redaksinë dhe për individët që e përgatisin revistën, e që ka për qëllim të bëhet informator serioz në fushën e mbrojtjes shëndetësore dhe sociale.

Kualiteti i titullit: Fajtor kryesor për veçimin e këtillë të dr. Sofijanovës, gjithsesi, është titulli bombastik, njëkohësisht kategorik dhe vetëvetiu ndarës i titullit “më e mira në Ballkan”, i cili më pas në përmbajtje, nuk arsyetohet “as për një jotë”.

Përfundimi: Për pjesën më të madhe të lexuesve kjo revistë nuk është e njohur dhe është pikëpyetje se a mund edhe në të ardhmen ta meritojë vëmendjen tonë me propagandën dhe njëanshmërinë e saj të qartë. “Rruga” njëkahëshe ekziston madje edhe sa i përket profesionit me mantele të bardha, veprimtarinë e të cilës duhet ta mbulojë. Kjo gjë paraqet problem mu edhe për shkak të përpjekjeve të ministrit aktual për shëndetësi për të treguar se qeveria është e hapur ndaj të gjithë mjekëve që kanë ambicie të fitojnë njohuri plotësuese. Ku është dera në të cilën duhet të trokasin këta njerëz ambiciozë dhe çka duhet të kenë arritur më parë në karrierë?

* * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * 

Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Back to top button