E rrahin Sllobodan Millosheviqin

Sllobodan Millosheviq është rrahur keq në një kafiteri në fshatin Partesh, lokalitet ky që fundi ka marrë epitetin e komunës. Millosheviqit, i moshës 20 vjeçare I janë shkaktuar lëndime në pjesën e kokës dhe në bazë të dyshimeve të para, atë e kanë rrahur tre persona.

Sipas togerit Ismet Hashani, zëdhënës rajonal i policisë, i cili ka dhënë një deklaratë për imediat në gjuhën serbe, rasti është paraqitur në polici dhe dyshohet se veprën e kanë kryer tre persona, që janë nga rrethi i Vitisë, transmeton standardi.

Në bazë të hetimeve të para del se Sllobodan Millosheviqi është rrahur pas një mosmarrëveshje në lidhje me një aparat të lojërave të fatit.

Lajme të ngjashme

Back to top button