Zyrtarizohet penalizimi i universiteteve që nuk përmbushin kriteret (Lista)

Ilir Sinanaj/Shekulli

Institucionet e arsimit të lartë, të cilëve iu është hequr licenca me vendim të Këshillit të Ministrave nuk duhet të vazhdojnë veprimtarinë e tyre akademike në vitin akademik në vijim. Vendimi është botuar tashmë në Fletoren Zyrtare dhe që në këtë moment ka hyrë ligjërisht në fuqi. Ndërkaq, institucione të arsimit të lartë, të cilave iu është hequr licenca ende pranojnë t’u parashtrojnë individëve të interesuar programin e tyre mësimor. Në lidhje me faktin që iu është pezulluar licenca, ata përgjigjen se nuk kanë asgjë zyrtare nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.

Investigimi 

Disa nga institucionet e arsimit të lartë, të cilave iu është hequr licenca për të kryer veprimtarinë e tyre pasi u kontaktuan nga gazeta “Shekulli”, për mundësinë për të ndjekur një program të mundshëm mësimor, kanë treguar të gatshëm për treguar atë që ofrojnë. Të pyetur nëse tyreve u është pezulluar licenca, ata janë përgjigjur se janë në pritje të një përgjigje zyrtare nga ana e organeve të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

Sqarimi 

Fakti që të 2 vendimet e Këshillit të Ministrave për heqjen apo pezullimin e licencave janë publikuar në Fletoren Zyrtare, duke specifikuar edhe faktin që në këto vendime qartësohet se ato hyjnë në fuqi menjëherë me t’u botuar në Fletoren Zyrtare, është i mjaftueshëm për ligjshmërinë e vendimeve. Këtë gjë e ka pohuar edhe zëvendësministri i Arsimit dhe Sportit, Arbjan Mazniku. “Vendimi për heqjen e licencave të disa institucioneve i bërë publik që ditën e mërkurë nga Këshilli i Ministrave është i publikuar tashmë edhe në qendrën e publikimeve zyrtare, në fletoren e fundit të datës 7 gusht dhe mund të gjendet nga çdo qytetar në Qendrën e Publikimeve Zyrtare. Që nga momenti i publikimit të emrave të institucioneve të arsimit të lartë në vendimin e botuar tashmë në Qendrën e Publikimeve Zyrtare, ato janë pa licencë efektive”, – thekson ai për gazetën “Shekulli”.

Vendimet 

Në bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 539, datë 6.8.2014 “Për heqjen e licencës disa institucioneve private të arsimit të lartë”, 18 institucionet e arsimit të lartë të listuara në këtë vendim, nuk mund të kryejnë veprimtarinë e tyre. me pak fjalë ato nuk mund të japin më mësim. Në bazë të vendimit nr. 540, datë 6.8.2014 “Për pezullimin e veprimtarisë së disa institucioneve private të arsimit të lartë”, 13 institucione të arsimit të lartë u është pezulluar licenca për një periudhë deri në 2 vite. Duke iu referuar këtij vendimi, këto institucione duhet të dorëzojnë në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, brenda 45 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, një raport të detajuar mbi të gjitha masat e marra në zbatim të rekomandimeve dhe gjetjeve të paraqitura në raportin e miratuar nga ministri i Arsimit dhe Sportit, që dëshmojnë plotësimin e të gjitha kritereve të ligjshmërisë, të parashikua ra në legjislacionin në fuqi, të shoqëruar me të gjithë dokumentacionin përkatës në mbështetje të tij. Në rast të kundërt u hiqet licenca. Ndërkaq, institucionet e arsimit të lartë, të cilave iu është pezulluar, nuk mund të regjistrojnë studentë në vitin e parë të studimeve të larta.

Detyrimet ndaj studentëve dhe qeverisë  

Institucionet e arsimit të lartë, të cilave iu është hequr licenca kanë disa detyrime ligjore ndaj studentëve dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, që janë të detyruara me ligj t’i përmbushin. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 539, datë 6.8.2014 “Për heqjen e licencës disa institucioneve private të arsimit të lartë”, detyrimet, që duhen plotësuar janë si vijojnë:

1. Të mbyllin të gjitha detyrimet lidhur me veprimtarinë mësimore – shkencore për vitin akademik 2013 – 2014, në të gjitha ciklet e studimit ku ata ushtrojnë veprimtarinë dhe për të gjitha dhe programet e studimit të ofruara.

2. Të përgatitin dosjen për çdo student, me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, që do të shërbejë për transferim in e tij në një institucion tjetër të arsimit të lartë për vazhdimin e studimeve, dhe t’ia vënë atë në dispozicion vetë studentit, pa asnjë detyrim financiar shtesë nga ana e tij, brenda datës 1 shtator 2014. Ministri i Arsimit dhe Sportit përcakton, me udhëzim, listën dhe tipologjinë e dokumentacionit që duhet të përmbajë dosja e studentit, si dhe procedurat që do të ndiqen për organizimin e procesit të transferimit të studentëve.

3. Të marrin të gjitha masat për krijimin e mundësive studentëve ende të padiplomuar, për transferimin e tyre në institucione të tjera të arsimit të lartë, vendase apo të huaja, që ofrojnë programe studimi të njëjta apo të ngjashme, si dhe lehtësimin e procedurave për pajisjen me dokumentacionin e nevojshëm

4. Dosjet e studentëve, të përgatitura nga institucionet private të arsimit të lartë, që nuk do të tërhiqen nga studentët përkatës, përcillen në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit brenda datës 10 shtator 2014. Këto institucione dorëzojnë në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, brenda kësaj date, edhe të gjithë dokumentacionin ligjor, administrativ, financiar dhe akademik që disponojnë dhe mbi bazën e të cilit kanë zhvilluar veprimtarinë e tyre akademike, që prej fillimit.

5. Të vënë në dispozicion të Ministrisë së Arsimit dhe Sport it çdo informacion të kërkuar dhe të vazhdojnë të mbajnë kontakte me të deri në plotësimin dhe mbylljen e të gjitha kërkesave të parashikuara në këtë vendim.

6. Të kthejnë pagesat e kryera nga studentët për pjesën e papërfunduar të programeve përkatëse të studimit, për rastet kur pagesat janë kryer për cikël studimi, si dhe çdo detyrim tjetër të papërmbushur që mund të kenë ndaj studentit.

Nikolla: E vërteta që duhet ndryshuar 

Gjendja e disa institucioneve të arsimit të lartë janë të një shkalle katastrofike. Çuditërisht administratës “Berisha” nuk i kishte rënë në sy ky skandal mesjetar që po ndodhte në arsimin e lartë të Shqipërisë. Në një konferencë për mediat, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, ka sjellë disa raste tronditëse të gjendjes se një universiteti publik dhe privat, për të ilustruar mjerimin dhe komprometimin e arsimit të lartë, gjatë viteve të fundit. Kemi të bëjmë me një godinë të rrënuar, e cila është e një filiali publik dhe me një sallë informatike ku në mes është një sobë me dru. Për këtë “universitetet” pagesa nga nxënësit është bërë në disa raste me dru për sobën dhe me miell e oriz për mensën.

Dru, oriz, miell dhe sheqer 

“Ja një institucion i arsimit të lartë privat. Një klasë inovacioni në fakt në moshën e internetit. Është institucioni, që ne akuzohemi se kemi bërë përzgjedhje, kur kemi propozuar dhe vendosëm t’i heqim licencën. Një turp! Kjo është klasa e inovacionit ku përgatitet gjenerata e re e shqiptarëve. Ajo soba në mes shërben edhe si një mjet për të paguar studimet. Në vend që të respektojnë kontratat ligjore që lidhen me institucionin paguajnë me dru. Dru për të funksionuar kjo sobë, oriz, sheqer dhe miell për të funksionuar mensa. Lopë po ashtu e histori të tilla të gjithëllojshme mesjetare po që nuk i takon Shqipërisë se re evropiane”, – theksoi ministrja Nikolla.

Kulla e rrënuar e arsimit të lartë 

“Ja një institucion i arsimit të lartë privat. Një klasë inovacioni në fakt në moshën e internetit. Është institucioni, që ne akuzohemi se kemi bërë përzgjedhje, kur kemi propozuar dhe vendosëm t’i heqim licencën. Një turp! Kjo është klasa e inovacionit ku përgatitet gjenerata e re e shqiptarëve. Ajo soba në mes shërben edhe si një mjet për të paguar studimet. Në vend që të respektojnë kontratat ligjore që lidhen me institucionin paguajnë me dru. Dru për të funksionuar kjo sobë, oriz, sheqer dhe miell për të funksionuar mensa. Lopë po ashtu e histori të tilla të gjithëllojshme mesjetare po që nuk i takon Shqipërisë se re evropiane”, – theksoi ministrja Nikolla.

Lista e universiteteve të penalizuara me VKM

A. Institucionet private të arsimit të lartë që u është hequr licenca:

1. Shkolla e lartë private “Universiteti Planetar i Tiranës”;

2. Shkolla e lartë universitare jopublike “Justiniani I”;

3. Shkolla e lartë universitare jopublike “Medikadent”;

4. Shkolla e lartë universitare jopublike “Universiteti Kristal”;

5. Shkolla e lartë private “Vitrina”;

6. Shkolla private e arsimit të lartë “Gjon Buzuku”, Shkodër;

7. Institucioni i arsimit të lartë privat “Akademia e Ndërtimit e Tiranës”;

8. Akademia e Studimeve të Aplikuara, Durrës;

9. Akademia Pedagogjike, Tiranë;

10. Institucioni i arsimit të lartë privat “Shkolla e Lartë “Nëna Mbretëreshë Geraldinë””;

11. Institucioni privat i arsimit të lartë “Shkolla e Lartë Amerikane e Tiranës”;

12. Institucioni privat “Shkolla e Lartë Ndërkombëtare e Tiranës”;

13. Institucioni privat i arsimit të lartë “Kolegji Profesional i Sporteve”, Fier;

14. Institucioni privat i arsimit të lartë “Shkolla e Lartë “Illyria””;

15. Kolegji profesional “Argent”, Shkodër;

16. Kolegjet profesionale private “Medicom”;

17. Shkolla e Lartë Privatee Edukimit;

18. Shkolla e lartë private “Universiteti Elite”.

B. Institucionet private të arsimit të lartë që u është pezulluar licenca:

1. Institucioni privat i arsimit të lartë “Akademia Profesionale e Biznesit”

2. Institucioni privat i arsimit të lartë “Kolegji profesional “NEW GENERATION””;

3. Institucioni privat i arsimit të lartë “Shkolla e lartë private “Justicia””;

4. Institucioni privat i arsimit të lartë “Universiteti “Aldent””;

5. Institucioni privat i arsimittë lartë “ISSAT”;

6. Institucioni privat i arsimit të lartë “Shkolla private e arsimit të lartë “Pavarësia””;

7. Institucioni privat i arsimit të lartë “Shkolla e lartë universitare jopublike “Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi””;

8. Institucioni privat i arsimit të lartë “Shkolla e lartë universitare “Instituti Kanadez i Teknologjisë””;

9. Institucioni privat i arsimit të lartë “Shkolla e lartë universitare “Wisdom University””;

10. Institucioni privat i arsimit të lartë “Kolegji profesional “IVOCLAR VIVADENT& PARTNERS””;

11. Institucioni privat i arsimit të lartë “Shkolla e lartë private “Hëna e Plotë” (BEDËR)”;

12. Filiali Berat “Albanian University”, (pjesë e universitetit privat “Albanian University”);

13. Shkolla e lartë private “Logos”.

Lajme të ngjashme

Back to top button