Bllokohen sërish negociatat për situatën në Rripin e Gazës

Asnjë armëpushim i ri në horizont mes Izraelit dhe Hamasit pas atij të tre ditëve dhe që u ndërpre pak orë para përfundimit. Janë pesë viktimat palestineze nga bombardimet e një dite më parë mes të cilëve dhe një fëmijë 10 vjec.

Është minimizuar dhe intensiteti i sulmeve ajrore në Rripine  Gazës në orët e para të së shtunësm, ndërsa negociatat në Kajro janë bllokuar. Hamas kërkon heqjen e bllokadës nga Rripi i Gazës si dhe lirimin e të burgosurve politikë por Izraeli bën të ditur se nuk do të bëjë marërveshje dhe luftimet vazhdojnë. Për ministrin izraelit të mbrojtjes Tzipi Livni operacioni ushtarak duhet të vazhdojë me më shuëm vendosmëri dhe më me shumë forcë.

Rreth 50 raketa të Hamas të hedhura në territorin izraelit janë regjistruar të premten. Si kundërpërgjigje ushtria izraelite ka hedhur më shumë se 80 raketa në Rripin e Gazës duke i drejtuar në zona jo shumë të banuara. Luftime ka pasur dhe në Cisjordani ku policia izraelite ka vrarë një manifestues palestinez.

Lajme të ngjashme

Back to top button