Shtëpi për 1 euro

Rënia ndër vite e demografike e qytezës ka detyruar Komunën e Gangit në Siçili, një rajon me ndërtesa që datojnë që prej shekullit të 12-të, të ndarmarrë një nismë të paprecedentë. 

Këshilli i kësaj komune ka miratuar propozimin për të nxjerrë në shitje banesat e mbetura bosh për shkak të largimit të njerëzve me çmimin simbolik prej 1 euro.

Nisma ka si objektiv tërheqjen e sa më shumë investimeve për mirëmbajtjen e këtyre objekteve, por edhe rigjallërimin e qytezës që ka mbetur me vetëm 7 mijë banorë, pjesa më e madhe e të cilëve të moshuar.

Megjithatë pagesa prej 1 euro nuk ju bën menjëherë pronarë të banesës në këtë zonë të Siçilisë, pasi në kontratën tip të Këshillit kërkohet më parë plotësimi i disa  kushteve.

Personi që do të blejë shtëpinë duhet të transferohet dhe të shndërrohet në banor i fshatit dhe të vendosë një shumë prej 5 mijë euro garanci për llogari të Komunës që do t’i rikthehet menjëherë sapo të rinovojë banesën e tij, njofton Top Channel.

Si fillim kanë dalë në shitje 20 prej këtyre banesave dhe që të gjitha kanë nevojë për rindërtim për t’u shndërruar në funksionale. Rindërtimi në parametrat e kërkuara nga Komuna shkon nga 25 deri në 35 mijë euro. 

Lajme të ngjashme

Back to top button