“Armiku i Popullit” sonte shfaqet para publikut shkupjan

Aktori i mirënjohur Bajrush Mjaku i shënon dyzet vite në skenë. Jubileun e tij, ai do ta festojë në skenë së bashku me publikun shkupjan sonte duke shfaqur para tyre premierën e shfaqes “Armiku i Popullit” nga shkrimtari norvegjez Henrik Ibzen, në regji të Dino Mustafiq.

“Armiku i Popullit” u realizua nga Teatri i një aktori – Shkup në koproduksion me Teatrin ODA – Prishtinë, me mbështetje financiare nga Ministria e Kulturës së Repubikës së Maqedonisë, Ambasada e Norvegjisë në Kosovë dhe Ministria e Kulturës së Republikës së Kosovës.

Shfaqja fillon në ora 20:00 në Teatrin shqiptar në Shkup.

Mjaku para disa ditëve promovoi dhe librin e tij “Ditari i ditarit të një të çmenduri”Libri përveç origjinalin në gjuhën shqipe në vete i përmban edhe përkthimet në gjuhën maqedonase dhe angleze. Në të bëhet fjalë për përmbledhje përshtypjesh, shkrime dhe fotografi për një nga shfaqjet më të susksesshme të aktorit Bajrush Mjaku, “Ditari i një të çmenduri” – Gogoli në regji të Ivan Popovskit, si dhe çështje të tjera për dhe rreth teatrit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button