Mbesa e Berishës i futet politikës

Mbesa e Sali Berishës me sa duket e ka ndarë mendjen për të hyrë në politikë. Ajo, ashtu si gjyshi i saj, nuk lë t’i ikë mundësia për të kritikuar qeverinë e majtë.

Dasara Malltezi këtë herë ka folur për Kodin Etik që ka miratuar Kryeministri, Edi Rama, ku thotë se, kanë miratuar një kod që do ta shkelin me të dy këmbët.

“Turp për mashtrimet ku shpifnit për recesionin inekzistent në Shqipëri! Dyfish turp që miratoni kode që më pas i shkelni me të dy këmbët! Trefish turp që tundni çantat e Swarovski para shqiptareve që nga njëra anë i tregoni në skamje e nga ana tjetër në mbledhjen e Këshillit të Ministrave u nxirrni dhurata nga markat më të famshme në botë”, shprehet mbesa e Berishës. 

Lajme të ngjashme

Back to top button