Eksluzive: Zhuta në boksin profesionist

Së shpejti në ringun profesionist do të kemi dhe një tjetër boksier shqiptar, bëhet fjalë për struganin Fatlum Zhuta, i cili prej sot ka vendosur që grushtet e tij të gërshetohen me boksierë më të fortë, pasi që në ringun amator fitoi pothuajse gjithçka.

“Zyrtarisht un kaloj në boksin profesionist, ndërsa kampi ku do stërvitem quhet “Daniel Boxing Scool” në Alaskë”, ka thënë për “Portalb”, Zhuta.

Të përkujtojmë se rezultatet e më të mëdha në ringun amator të Fatlum Zhutës janë:  medalje e bronztë  në Lojërat Mesdhetare, medalje e bronztë në turneun më të madhe ndërkombëtar “Ahmet Komerc” dhe fitues i dyfishtë i turneut ndërkombëtar “Gongi i Artë” (2011, 2012). Zhuta ishte fitues dhe i turneve të ndryshme si “Adem Jashari”, “Pavarësia”, “NATO thank you”, “Hakija Turajliç, “Stranzata”, “Beograd ëiner”, “Vllaznia” etj. Të përkujtojmë se Zhuta në Maqedoni është shpallur 9 herë kampion shteti, e ku 3 herë u shpall boksieri vitit dhe 4 herë sportist i vitit në qytetin e Strugës.

“Me këto rezultate arrita të jem shqiptari më i suksesshëm në Maqedoni në 20 vitet e fundit. Dëshiroj që të falënderoj trajnerin tim Fisnik Hani për ndihmën e dhënë dhe nënkryetarin e Federatës së Boksit të Maqedonisë, Faton Salihun për përkrahjen që më bëri në federatën e Maqedonisë. Falënderoj të gjithë miqtë e mi që më ndihmuan në rrugën drejt suksesit, familjen dhe përfaqësuesen e Maqedonisë”, ka përfunduar deklaratën e tij Fatlum Zhuta.

Shpresojmë që sa më shpejtë të shohim dhe duelin parë të Zhutës në ringun profesional, duke gëzuar të gjithë shqiptarët me suksesin e tij të radhës. / Portalb 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button