Çfarë bëjnë personat e zgjuar në orët e para të punës?

Kevin Purdy

Sa do ju kushtonte ora e parë secilën ditë? Me siguri shumë. Mund të jetë ora që ju të shikoni gjithçka qartë, të kryeni punët siç duhet. Fokusohuni më shumë në punët humane, sesa në listat e detyrave.

Për shumë persona, orari i parë i punës është si gjithë të tjerët, por jo për një grup personash të suksesshëm si, Brian Tracy dhe Tony Robbins. Ata do ju japin disa këshilla, që ju do duhet ti ndiqni gjatë karrierës suaj.

Asnjëherë mos e hap adresën e Emailit gjatë orës së parë!

Themeluesi i Trumblr, David Karp, mundohet vazhdimisht që mos e hap emailin deri në orën 9:30 ose 10:00. “Leximi i emaileve në shtëpi, asnjëherë nuk do ju bënte të ndjeheshit mirë ose produktivë,” thotë Karp. “Nëse ndokush më kërkon urgjentisht, ai do më merrte në telefon ose do me shkruante sms.”
Për këtë temë, mund të lexoni edhe një libër fantastik, të Julia Morgenstern, “Asnjëherë mos e hap emailin në mëngjes”, ku tregon strategji të thukta, ku nëse vërtet e zbatoni, do ndjeheshit se gjatë ditës sëpaku keni bërë një punë të mbarë.

Nëse ndonjëherë emailet tuaja janë të rëndësishme nga persona të caktuar, atëherë instaloni programin AwayFind, që do ju monitoronte arritjet e mesazheve nga personat me rëndësi.

Ndërgjegjësohu mbi fitimin, je mirënjohës

Një pyetje e zgjuar nga faqja Q&A, Quara, është: “Sa e shfrytëzojnë njerëzit e suksesshëm fillimin e ditës?”
Realisht kjo orë duhet të shfrytëzohet maksimalisht dhe me një devotshmëri pune, pasi edhe mendja është me e kthjelllët.

Robbins, sqaron se ora e parë është “Ora e Fuqisë”, “30 minutat e lulëzimit,” ose së paku “15 minutat e shfrytëzimit total.”

Mendoni pozitivisht 10 minuta, për veten tuaj, familjen tuaj dhe miqtë. Pse jo, mendoni sikur dëshira juaj më e madhe, t’u jetë plotësuar pikërisht ditën e sotme.

Më tepër, Robbins ju ofron edhe një seri të video incizimeve audio, “Ultimate Edge”, ku ju mund ti instaloni këtu. Publicisti Mike McGrath gjithashtu ju ofron disa ide koncize nga “Ora e Fuqisë”. Ju premtojmë, se mesazhet e tilla do ju inkurajonin shumë.

Përveshjuni krahëve menjëherë

Në dy veprat, njëri i Brian Tracy, që ka huazuar titullin nga Mark Twain dhe tjetri nga Gina Trapani, kjo e fundit me video, kombinojnë fakte se nëse në fillim nuk i përvesheni mirë punës, atëherë gjatë gjithë ditës nuk do jeni produktiv.

Më poshtë keni edhe disa ide sesi të fuqizoni veten:

-Largohuni nga ligjeratat që nuk ju bëjnë të ndjeheni mirë dhe kompleksiv ose njerëzve skeptikë me kritika të tepërta. Një gjë e mirë do ishte, sikur në orët e para të punës, të vetmoheshit dhe të mendonit vetëm.

-Pyetni veten, nëse jeni duke bërë atë që duhet bërë. Të ndjeheni i paplotësuar dhe të mendoni se nuk jeni duke bërë punën e duhur, është një nga hapat e parë të devijimit. Kujtoni fjalët e Steve Jobs, drejtuar studentëve të Standford-it:

“Kur isha 17 vjeçar, e lexova një fjalë të urtë që ishte pak a shumë kështu: Nëse jetoni çdo ditë të jetës sikur ajo ditë të jetë dita juaj e fundit, pa dyshim se një ditë do keni të drejtë’
‘Kjo shprehje më impresionoi aq shumë, kështu që nga ajo kohë dhe në 33 vitet në vazhdim, unë jam zgjuar dhe shikuar çdo mëngjes në pasqyrë dhe e kam pyetur veten ”Nëse sot është dita e fundit e jetës sime dhe se a dëshirojë ta bëjë atë që do ta bëja sot?” Dhe kur përgjigjja ishte ”JO” për disa ditë rresht. Kjo gjë më linte të kuptoja se duhet të ndryshoja diçka.”

“Customer Service”

Craig Newmark, themeluesi i Craiglist, kështu ju përgjigj orës së parë të punës: “Customer Service”, ose në shqip mund të kuptohet si :”Shërbimi ndaj Klientit.”
Craiglist thekson se mendimi mbi klientelën, i ka kushtuar kohë më të gjatë sesa puna e tij në ushtri ose në mbrojtjen e votës së lirë; projekte ku ai ka punuar. Newmark thotë se klientët e ankorojnë atë më afër realitetit.
Pyetni ata pyetje si të mentorit ndaj nxënësit dhe keni interaktivitet më të madh kundrejt tyre. Do shikoni se kjo do ju ndihmonte për një kohë të shkurtër, deri te suksesi i madh. /F. Dika, Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button