Kush janë studentët kosovarë që kanë diplomuar në universitete false të Shqipërisë?

Debatet për universitetet false të Shqipërisë kanë nisur edhe në Kosovë. Dikush në Kosovë po kërkon emrat e të gjithë atyre mjekëve, mësuesve e profesorëve që kanë marrë diploma false në Shqipëri.
Mbi 500 qytetarë të Kosovës kanë marrë diploma nëpër universitetet e Shqipërisë në lëmi të ndryshme shkencor, duke filluar nga mjekësia e deri te historia e gjeografia.

Megjithëse i kanë diplomat e panjohura nga Shteti i Kosovës, të diplomuarit në Shqipëri mbajnë pozita në institucionet e Shtetit të Kosovës. Madje, disa edhe janë mjek e disa të tjerë ligjërojnë nëpër universitetet private e shtetërore të Kosovës.

Për këtë problem ka folur Adren Osaj, ish-Zëdhënës i Komunës së Prishtinës.

Nëpërmjet një reagimi në Facbook, ai ka kërkuar emrat e të gjithë atyre që kanë kryer shkollimin në Shqipëri nëpër universitetetku prej kohësh dyshohej se provimet dhe diplomat po bliheshin me një çmim jo shumë të lartë.

Osaj kërkesën ia ka drejtuar Ministrisë së Ramë Bujës.

“Mendoj që do të ishte mirë që Ministria e Arsimit e Kosovës t’i bëjë publik emrat e studentëve/studenteve që kanë përfunduar studimet në 30 universitetet shqiptare, e që janë mbyllur nga Qeveria e Shqipërisë, dhe jo vetëm të këtyre, por edhe të atyre, që ndjekin kurse 3 javore, e mese shumti 3 mujore në perëndim dhe thirren në të diplomuar jashtë shtetit”, ka shkruar Osaj.

Sipas tij, me zbulimin e emrave të atyre që kanë doktoruar dhe magjistruar në Shqipëri do të mundësonte që të diheshin saktë se cili doktor, mësues apo profesorë ka marrë diplomë false.

“Kjo do të na mundësonte:
• të dimë se të kush (cili doktor) po e dërgojmë fëmijën për tu kontrolluar,
• të kush (cili mësues) po e dërgojmë fëmijën për t’u edukuar,
• të kush (cili profesor), po e dërgojmë studentin për të studiuar, dhe
• se kush po udhëheqë me të ardhmen e fëmijëve dhe shtetit Tonë.
Të edukuarit në mënyre falsifikatore, e edukojnë shoqërinë dhe të ardhmen Tonë, po në këtë mënyrë”.

Lajme të ngjashme

Back to top button