MASH, vëzhgon situatën pas deklarimeve për mbylljen e disa universiteteve private në Shqipëri

Ditëve të fundit shumë mediat maqedonase në Shkup kanë komentuar vendimin e qeverisë në Tiranë, duke nënvizuar se edhe shtetas të Maqedonisë janë pajisur me diploma dhe tituj shkencor nga 17 universitetet private shqiptare që pritet të mbyllen.

“Ministria e arsimit dhe shkencës monitoron gjendjen aktuale të Universiteteve në Republikën e Shqipërisë. Në këtë drejtim, duam të informojmë që të gjithë studentët që kanë diplomuar jashtë vendit, deri tek Ministria për arsim dhe shkencë duhet të dorëzojnë dokumente valide dhe origjinale që janë të nevojshme për kryerjen e procedurës për verifikimin e diplomave, e cila është e rregulluar me Ligjin për arsim të lartë. Procedura për nostrifikim është në kompetencë të Qendrës informative për ekuivalencë dhe pranim të diplomave , shërbim në suaza të MASH, e cila bën kërkesë për verifikimin e vlefshmërisë së dokumentit të huaj të arsimit të lartë, respektivisht zotëruesin e saj deri te institucioni i cili e ka lëshuar dokumentin dhe e kontrollon akreditimin e institucionit të huaj të arsimit të lartë”, thuhet në komunikatën e MASH.

Dokumentacionin e plotë të studentëve të diplomuar, e shikon Komisioni i përbërë prej 5 profesorëve universitar, të cilët bëjnë krahasimin e lëndëve, programeve studimore si dhe nivelet e arsimit, kushtet për regjistrim në programin arsimor, të drejtat që diploma, gjegjësisht çeritifikata që i jep në vendin ku është lëshuar, krediteve të fituara gjatë studimeve në përputhshmëri me Sistemin Evropian të transferimit të kredive ( ECTS), si dhe rezultatet e procesit arsimor.

Sipas njoftimit, tek të gjitha rastet kur ka kërkesë për verifikim të vlefshmërisë së dokumentit të huaj të arsimit të lartë, Ministria e arsimit dhe shkencës, përgjigjet në perputhshmëri me ligjet e vendit.

Lajme të ngjashme

Back to top button