Izraeli pranon zgjatjen e armëpushimit

Izraeli ka pranuar me disa kushte zgjatjen e armëpushimit 72-orësh, i paraparë të përfundojë të premten në mbrëmje, në Rripin e Gazës, pasi i ka dhënë fund operacionit ushtarak njëmujor në enklavën palestineze, ka treguar të mërkurën në mbrëmje një zyrtar izraelit, i cili ka folur në kushte anonimiteti.

Zyrtari nuk ka treguar kohëzgjatjen e armëpushimit të ri.

Hamasi ende nuk ka reaguar ndaj këtij njoftimi.

Lajme të ngjashme

Back to top button