Recension: Vjedhjet në plazhet e Ohrit janë zvogëluar për pesë herë

Në një kohë kur arrijnë raporte dëshpëruese nga bregu i Liqenit të Ohirt për numrin dukshëm të zvogëluar të turistëve (shih tekstin në javoren Kapital për këtë temë me titull “Ohri është më i zbrazët se sa në kohën e luftës”), këtu është publikuar një tekst për zvogëlimin e numrit të vjedhjeve. Ndoshta si ndonjë lloj konstatimi ngushëllues – plazhet janë të zbrazëta, por janë të sigurta.

FireShot-Screen-Capture-039_NM_0987-0909Linku deri te artikulli origjinal: Vjedhjet në plazhet e Ohrit janë zvogëluar për pesë herë

Data dhe koha e publikimit: 01.08.2014

Data e recensionit: 02.08.2014

Recensues: Ljubomir Kostovski

“Vjedhësit dhe mashtruesit e ndryshëm të rrugës, për të cilët plazhet e Ohirt janë vend i preferuar i punës, këtë vit mbetën me mëngë të shkurtëra, sepse prezenca e shtuar e policisë, me sukses i largoi pothuajse të gjitha sulmet e tyre mbi kuletat e turistëve. Statistika zyrtare policore në tre muajt e fundit ka regjistruar vetëm pesë vjedhje në plazhet e Ohrit”.

Nga ky cilit qartë del se numri i zvogëluar i vjedhjeve në vendet e përmendura është rezultat i “prezencës së shtuar të policisë”, e jo i mosekzistimit të objketeve që do të ishin qëllim i agresionit të vjedhësve!

Vitin e kaluar ka pasur 25 denoncime të vjedhjeve, ndërsa këtë vit vetëm pesë. Pa bërë përpjekje për të bërë një krahasim statistikor se sa pushues ka pasur vitin e kaluar, e sa sivjet, për të cilën gjë, sikur të kishte pasur dëshirë do të ishte mundur të bëhet – së pakur plazhet dhe parkingjet japin bileta dhe tani ka mundësi për të bërë matje statistikore. Në vend të kësaj, edhe për ato vjedhje që kanë ndodhur thuhet se “zakonisht bëhet fjalë për vjedhje që janë bërë për shkak të pakujdesisë së turistëve”, që do të thotë se sikur të gjithë të ishin të kujdesshëm, vjedhje nuk do të kishte pasur.

Indikativ është insistimi i autores së këtij teksti të gjatë, sepse, edhe përkundër asaj se ka pasur vetëm pesë vjedhje insistohet në tipizimin e tyre, kështu që kemi përshkrim të vjedhjes së turistëve të pakujdesshëm – hyjnë në ujë, e telefonin e lënë në zall, mbi peshqir ose nën çadër. Me siguri supozohet se të gjithë pushuesit kanë telefona të rezistueshëm ndaj ujit! Ose së paku çdo pushues duhe të sigurojë së paku nga një rojtar të teshave dhe sendeve të tij personale?

Numrat banale (rënie e vjedhjeve prej 25 në 5) pa krijuar mbështetje relevante statistikore në tekst, duke përmendur disa herë “rënien rekorde të vjedhjeve”, kanë për qëllim lavdërimin e policëve, sikur ata nuk janë të paguar që ta ruajnë pronën e qytetarëve. Thuhet se janë formuar patrolla ditore dhe se policët shpesh herë rijnë në plazhë të veshur si civilë (të shpresojmë se bëhetë fjalë për atë se ata janë të veshur si civilë), kështu që, me vëmendje kujdesen për qetësinë dhe sigurinë në plazhe. Pastaj, na sqarohet edhe ajo se patrulla ka edhe në gjithë bregun e liqeinit, si dhe se ndahen afishe me udhëzime dhe se zhvillohen “biseda joformale” me ç’rast turistët udhëzohen të kenë kujdes me sendet e tyre, Me fjalë të tjera, policët nuk e kanë edhe aq keq këtë verë pranë bregut të liqenit!

Nuk është harruar të thuhet se vjedhësit nuk janë nga Ohri, por se vijnë nga qytetet e tjera. Nuk kemi, nënkuptohet, informatë për atë se a janë 3 nga 5 apo ndoshta 4 nga 5?

Kemi një shembull për atë se si me tekste të këtilla në çdo të keqe (debakli në turizëm) ka edhe raste të mjaftueshme që të lavdërohet politika e pushtetit ose në rastin konkret – e një resori të qeverisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button