The Economist: Izraeli fiton betejën por humb luftën

Revista javore që del në Angli “The Economist” në numrin e fundit botoi një artikull të gjerë mbi turpin njerëzor që po jetohet në Gazë dhe paralajmërimet drejtuar Izraelit i vendosi në ballinë.

Në shkrimin e saj revista kritikon ofensivën izraelite në Gazë dhe artikullin ua përcolli lexuesve nën titullin “Të fitosh betejën dhe të humbësh luftën”.

Nëse Izraeli vazhdon me këtë politike atëherë do të jeta pala e humbur, bën komentin revista në artikullin e saj.

Në qoftë se vazhdon me këtë mënyrë Izraeli do të humbasë edhe një klimë paqësore që do të mund të ndërtohet në të ardhmen, shkruan britanikja “The Economist”dhe shton se me këtë politikë po rritet një brez i revoltuar me Izraelin.

Paralajmërim për Netanjahun

Në artikullin e saj revista “The Economist” thotë se Kryeministri i Izraelit, Netanjahu duhet të ulet në tryezë dhe të synojë sigurimin e konsensusit, përndryshe do të humbasë luftën e madhe.

The Economist

Lajme të ngjashme

Back to top button