SHBA edhe një ekzekutim me vdekje

Shteti i Missour-it, e ka ekzekutuar një person që ishte i dënuar për dhunim dhe vrasjen e një fqinje të tij në vitin 1995.  Michael Worthington, 43 vjeçar, është i burgosuri i shtatë që është ekzekutuar gjatë këtij viti në këtë shtet federal amerikan.  Ai është i burgosuri i parë që është ekzekutuar në SHBA prej kohës së aksidentit në Arizona kur ekzekutimi me injeksion vdekjeprurës pati probleme.  Raportohet se atë kohë, kanë kaluar dy orë derisa i burgosuri në Arizona ka vdekur.

Në muajin prill, një i burgosur në Oklahoma ka vdekur nga një infarkt në zemër, 43 minuta të plota pas nisjes së ekzekutimit të tij.  Në muajin janar, një i burgosur në Ohio e ka hapur gojën për 26 minuta derisa ka vdekur.

Shtetet federale amerikane po kanë vështirësi që të blejnë injeksionet e duhura për ekzekutim pasi kompanitë farmaceutike evropiane e kanë kundërshtuar përdorimin e prodhimeve të tyre për kryerjen e ekzekutimeve në SHBA.  SHBA-të dhe Japonia janë të vetmet vendet e mëdha dhe demokracitë e industrializuara që ende e mbajnë dënimin me vdekje.

Lajme të ngjashme

Back to top button