“Rusia mund të bllokojë hapësirën e saj ajrore”

Kryeministri rus, Dmitry Medvedev, kërcënoi me hakmarrje gjatë së martës, pas vështirësive të një dege të kompanisë ajrore “Aeroflot” për shkak të sanksioneve të BE-së, teksa një gazetë raporton se fluturimet nga Europa për në Azi, të cilat kalojnë mbi Siberi, mund të ndalohen. 

Transportuesi me kosto të ulta “Dobrolyot”, i cili operohej nga “Aeroflot”, pezulloi të gjitha fluturimet gjatë javës së kaluar, pasi marrëveshja e qirasë për hapësirën ajrore e kësaj kompanie u anulua për shkak të sanksioneve të BE-së, vetëm sepse kjo kompani ka ndërmarrë edhe fluturime në Krime, një rajon i aneksuar nga Ukraina në Mars, nga Moska.

“Do të diskutojmë mbi hakmarrjen e mundshme”, ka thënë Medvedev në një takim me ministrin rus të Transportit, si dhe zv/shefin ekzekutiv të “Aeroflot”.

E përditshmja “Vedomosti” raportoi se Rusia mund të ndalojë të gjitha kompanitë ajrore europiane, të kalojnë mbi Siberi, për të shkuar më tej në vende të ndryshme aziatike, një lëvizje që do t’i shtonte shumë kostot e kompanive ajrore, pasi udhëtimet do të zgjateshin dhe do të duhej më shumë furnizim me karburant.

“Vedomosti” ka cituar burime të paidentifikuara, të kenë thënë se Ministritë e Jashtme dhe të Transportit po diskutonin mbi veprimet e ardhshme, që do t’i vendosnin kompanitë ajrore europiane në disavantazh të rivalëve të tyre aziatikë, por që do të përbënte kosto edhe për vet Rusinë, që mbledh shumë të ardhura prej fluturimeve mbi hapësirën e saj ajrore. / Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button