Analizë: Si prodhuan mediat marihuanë

Në gazetari, informatat dhe mendimet duhet ta respektojnë parimin e supozimit të pafajësisë, veçanërisht në raste kur akoma nuk ka filluar procedura gjyqësore dhe duhet të përmbahen nga shprehjet e gjykimeve

 

“Në procedurat gjyqësore duhet të respektohet parimi i supozimit të pafajësisë, të raportohet për të gjitha palët e involvuara në kontest dhe të mos sugjerohet aktgjykimi.“

(KODI I GAZETARËVE TË MAQEDONISË)

 

Shkruan: Zharko Trajanovski, magjistër për të drejtat e njeriut

 

Gazetarët nuk janë zëdhënës policorë ose partiakë, ndërsa mediat demokratike nuk duhet të jenë buletine policore ose partiake.

Obligim etik i gazetarëve është të veprojnë në mënyrë të pavarur, në përputhje me intersin publik, duke e realizuar të drejtën e publikut për të të ditur. Imperativi etik “gjurmo pas të vërtetës dhe raporto për të” nënkupton verifikim të saktësisë së informatave nga çdo burim, duke i përfshirë edhe burimet policore dhe ato partiake.

Roli i gazetarit nuk është të diseminojë dhe të përfaqësojë informata ose qëndrime policore ose partiake, por të gjurmojë pas të vërtetës dhe “me vëmendje t’i ndjekë dhe me guxim t’i marrë në përgjegjësi personat që janë në pushtet” (Kodi i gazetarëve).

 

Supozimi i pafajësisë

“Shpesh akuzat ose njoftimet polciore janë burimi i vetëm i të dhënave, ndërsa fjala i dyshuar nuk theksohet, kështu që fitohet përshtypja se personi për të cilin informohet është fajtor. Në atë mënyrë mediat “gjykojnë” para se të përfundojë procedura gjyqësore.” (Doracaku për etikën në gazetari)

Gazetarët duhet të jenë posaçërisht të kujdeshëm kur raportojnë për njoftime policore ku ka akuza konkrete. Shpeshherë, gazetarët bien në grackë që t’i emërtojnë të dyshuarit për vepra penale edhe pse ndaj tyre akoma nuk është ngritur padi formale.

Gazetarët zakonisht nuk i përmbahen parimit se çdo i dyshuar dhe i paditur është i pafajshëm, dhe se për fajtorë mund të raportohet vetëm pas vendimit të plotfuqishëm gjyqësor. Respektimi i parimit të supozimit të pafajësisë nënkupton përmbajtje të “gjykimi” mediatik: “Në gazetari, informatat dhe mendimet duhet ta respektojnë parimin e supozimit të pafajësisë, veçanërisht në rastet të cilat akoma janë sub judice (nuk ka?ë hyrë në procedurë gjyqësore) dhe duhet të përmbahen nga shprehja e gjykimeve.” (Rezoluta 1003 (1993) për etikën në gazetari)

 

Studim rasti: Si prodhuan marhiuanë mediat

1. ??diat nuk duhet t’i trajtojnë njoftimet policore si burim absolut i të vërtetës.

Shembull: Në artikullin Qumështshitësi Dushko, miku i Brankos, kapet si kultivues i marihuanës (15.07.2010), me mbititull “Kriza e qumështit”, gazetari e trajton njoftimin policor si burim absolut të së vërtetës. I dyshuari përmendet me emër para se të ngrihet akuza dhe portretizohet si “kultivues i marihuanës” vetëm në bazë të informatës policore “Policia gjeti 207 bimë kanabis sativa nga e cila prodhohet marihuanë”.

Pa asnjë verifikim, gazetari e shfrytëzon informatën policore si fakt të pamohueshëm, edhe pse gjendja faktike duhet të konstatohet në gjyq, në rast se do të ngrihet padi: “Te manastirasi, i cili në shtëpinë e tij e pranoi liderin e LSDM-së, Branko Cërvenkovski, gjatë turnesë së tij nëpër vend, janë gjetur  207 bimë kanabis sativa nga e cila prodhohet marihuanë.”

Anshmëria e gazetarit shkon deri aty sa si prokuror publik e vë në pikëpyetje versionin e të dyshuarit se “bëhet fjalë për kërp të egër që rritet në gjithë ‘Gradsko Pole'”: “Por, prej ku u gjetën 207 bimë kanabis sativa në fushën e tij? Mos ia ka mbjellë policia që t’ia gjejë?” Tendencioziteti është i qartë në përshkrimin “miku i Brankos”, sikurse edhe në titullin e MTV1 “Marhiuana është rritur kur Cërvenkovski e ka vizituar bujkun manastiras”.

Edhe në artikullin “Qumështshitësit që kultivojnë marihuanë lëshohen nga paraburgimi“, gazetari e privilegjon versionin e zëdhënësit policor, edhe pse masa e paraburgimit është hequr pas 12 ditësh: “- Bëhet fjalë për një bimë, nga lulet dhe fletët e së cilës, pas përpunimit, mund të fitohet droga narkotike marihuanë dhe hashash, deklaroi Ivo Kotevski, zëdhënës i MPB-së.”

 

2. ??diat nuk duhet të jenë bashkëfajtor kur personat zyrtarë e shkelin parimin e supozimit të pafajësisë

Në titullin ??rihuana në fushën e qumështshitësit Dushko është kultivuar, e nuk është e egër gazetari bëhet bashkëfajtor në shkeljen e parimit të supozimit të pafajësisë duke e përforcuar deklaratën akuzuese të kryeministrit, i cili thotë se “marihuana atje është rritur me muaj”, “Ajo ka qenë e rritur qysh kur Branko Cërvenkovski e ka vizituar”, “Bëhet fjalë marihuanë të kultivuar, e jo për të egër”, “Ashtu më informojnë nga MPB-ja, që do thotë se dikush është kujdesur për të dhe e ka kultivuar atë”.

Edhe në tekstin “Gruevski: Gjykata vendos se kush shkon në paraburgim” gazetari nuk distancohet nga deklarata e ministres me të cilën në mënyrë të drejtpërdrejtë shkilet e drejta për supozim të pafajësisë së të dyshuarve: “Më shokoi fakti që disa parti politike dolën në mbrojtje të atyre që janë të dyshuar për prodhim të drogës. Është evidente se këto të mbjella janë kultivuar me sistem për ujitje, tha Jankullovska.”

 

3. ??diat nuk duhet të portretizojnë të dyshuarit si kriminelë të dëshmuar

Me titullin me kupptim të dyfishtë “Nuk ishte hera e parë për qumështshitësin Dule” i dyshuari portretizohet si kriminel i cili vazhdimisht ka pasur probleme me ligjin, në bazë të burimeve të paidentifikuara: “Sipas informatave të Veçer-it, kjo nuk është hera e parë që Ilievski të ketë probleme me ligjin.” Edhe në artikullin ?Videoklipet e LSDM-së me persona nga kronika gjyqësore i akuzuari portretizohet me dosje kriminale.

Një pjesë e mediave publikuan fotografi të personave të arrestuar me pranga në duar, që i portretizojnë si kriminelë.

 

4. Gazetari duhet të sigurojë distancë profesionale nga subjektet politike

Në artikullin A e dini dallimin ndërmjet marihuanës dhe kërpit të egër? gazetaroi i transmeton akuzat e zëdhënësit partiak pa asnjë distancë profesionale. Në artikujt Buçkovski, Zaevi, qumështshitësi Dule … LSDM-ja në mbrojtje të kriminalitetit?LSDM-ja “për” drogën, media pa asnjë distancë profesionale kyçet në fushatën partiake nëpërmjet të së cilës partia opozitare portretizohet si kriminale dhe “në mbrojtje të prodhuesve dhe tregtarëve të drogës”. Media madje edhe publikon montazhë të “logos së re të LSDM-së”, që është pjesë e fushatës inkriminuese partiake që është realizuar në rrjetet sociale.

 

5. Gazetarët duhet t’i pranojnë gabimet e tyre

Obligim etik i gazetarëve është të raportojnë për aktgjykimin që i përket rastit për të cilin kanë raportuar më parë. Në artikullin Aktgjykim për lirimin e bujkut Ilievski gazeta “Veçer” më në fund e portretizoi të akuzuarin si “bujk”, e jo si “kultivues i marihuanës”. Mirëpo, gazeta nuk informoi për aktgjykimin përfundimtar për lirimin e të akuzuarit.

Gazetarët që paraprakisht raportuan në mënyrë joetike për rastin, publikisht nuk i pranuan gabimet dhe nuk kërkuan falje për shkeljen e të drejtës për supozim të pafajësisë së të dyshuarve.

* * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * *

Kjo analizë është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Analiza është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Back to top button