Shqiptarët në Ukrainë, kundër forcave proruse?!

Disa shqiptarë janë duke luftuar kundër forcave proruse në qytetin ukrainas Donjeck, kanë lajmëruar shumë media ndërkombëtare, duke cituar burime të shërbimeve sekrete. 

Sipas tyre, ushtarët shqiptarë, krah për krah me ushtarë ukrainas, mbrojnë aeroportin në qytetin e Donjeckut.

Mediat kanë njoftuar për “shqiptarë që mbrojnë aeroportin e Donjeckut” nga forcat provuese, pa saktësuar nëse bëhet fjalë për shqiptarë nga Shqipëria, Kosova apo Maqedonia, bën të ditur e përditshmja “Lajm”.

Ministri i Mbrojtjes së forcave proruse, në të ashtuquajturën “Republikë e Donjeckut”, Igor Strelkov, ka komentuar informacionin për prezencën e shqiptarëve në aeroportin e Donjeckut, duke mos konfirmuar apo hedhur poshtë atë.

“Po, kam dëgjuar për këtë informim të shërbimeve sekrete, por nuk mundem ta konfirmoj atë”, ka deklaruar Strelkov. 

Lajme të ngjashme

Back to top button