Futet në fuqi armëpushimi 3 ditor në Gaza

Duket se armëpushimi i dytë më i gjatë mes Izraelit dhe Hamasit i ka gjetë të përgatitura të dy palët, duke e respektuar atë. Armëpushimi ka hyrë në fuqi prej mëngjesit të së martës dhe do zgjasë plot 3 ditë (72 orë). Kjo u arrit falë ndërmjetësimit të Egjiptit.

Brenda kësaj kohe pritet të bisedohet intenzivisht, për një zgjidhje tjetër afatgjate, edhepse nuk pritet të ketë rezultate konkrete pa zhbllokimin e tërësishëm të Gazëz.

Konflikti një mujor mes Hamasit dhe Izraelit u ka kushtuar jetën 1500 vetave, mes të cilëve shumica civilë palestinez. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button