Edi Rama mbyll universitetet private, Ministrja e Arsimit e diplomuar në një prej tyre

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë publike sot rezultatet e Raportit të verifikimit të kritereve të ligjshmërisë në Institucionet e Arsimit të Lartë, publike e private në vend.

Sipas këtij raporti ka shumë universitete që nuk i plotësojnë kriteret ndaj dhe do merren masa për secilën prej tyre. Kështu Ministria e Arsimit në Shqipëri i ka propozuar Këshillit të Ministrave të mbyll dhe të pezullojë disa universitete si publike dhe private, te cilat nuk i plotësojnë kriteret, 17 janë gjithsej.

Por paradoksi qëndron në faktin se në një nga këto universitete private, pikërisht në Albanian University është diplomuar në korrik të vitit 2010-të, edhe vetë ministrja e Arsimit Linidita Nikolla, e cila ka një master në Administrim Publik, drejtimi Pushtet Ekzekutiv.

Të gjitha këto të dhëna janë të publikuara në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit, ku flitet për kurrikulumin e ministres Nikolla. “Znj.Nikolla, në korrik 2010, ka kryer studimet Master në Administrim Publik, drejtimi Pushtet Ekzeku­tiv pranë AlbanianUniversity dhe në vitin 1989 ka përfunduar studimet universitare pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, dega Matematikë, Universiteti i Tiranës,” thuhet midis të tjerash

Lajme të ngjashme

Back to top button