Snowden: Daljet e Obamës për Gazën janë vetëm ‘show’ mediatik

Në një dokument Top Secret, të publikuar së fundi nga ish agjenti amerikan, Edward Snowden, bëhet e ditur se bashkëpunimi i Mosad-it dhe NSA është më i gjërë se çështë menduar. Izraelitët kanë akses të përgjithshëm mbi NSA dhe veçanërisht mbi te rejat e fundit teknologjike e luftarake.

“NSA dhe shërbimet izraelite të intelegjencës, bashkëpunojnë fuqishëm për interesat e tyre në Afrikën Veriore, Azinë Jugore, Republikat Islame dhe mbi të gjitha për interesat e tyre të ngushta në Lindjen e Mesme, ku bëhen edhe shkëmbimet më të mëdha të informacioneve,” shkruan mes tjerash në dokumentin sekret.

“Dokumentet e fundit kanë një fakt të pakontestueshëm: Agresione izraelit në Gaza do ishte i pamundur pa ndihmën konstante dhe mbrojtjen e vazhdueshme të SHBA-ve kundrejt shtetin hebre,”, shkruan e përditshmja britanike Guardian, njëherësh edhe media që ka disponuar të dhënat sekrete të Snowden.

Sipas autorit Glenn Greenwald, tani mund të kuptohet show mediatik që ofrohet nga perëndimi kundrejt Gazës, duke nënkuptuar se ata janë të pafuqishëm për të marrë hapa konkret për zbutjen e situatës dhe se kemi të bëjmë me sëmundjen “helplessness”.

Së fundi, Kongresi Amerikan aplikoi një ndihmë prej 225 milion dollarësh armatime për ushtrinë e izraelit./Portalb

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Po normal se amerika nuk mund te jete kunder veprimeve izraelite.Ajo do te fut ne sherbim Izraelin per te shkateruar shtetet Arabe duke mobilizuar patriot musliman dhe duke i radhitur ne anen e ISIS .Ashtu do ta krijonte nje rival kogja te forte per nje lufte me te ashper…dhe keshtu do ti fus te gjith ne nje tenxhere duke i shkateruarjo vetem palestinezet por edhe turqit,dhe te gjith sunitet anembane botes.Shehitet do ti furnizoje me arme dhe do te i fus ne mbrojtje.Te gjitha keto kane lidhje me ukrainen dhe me ebulla virusin .Bota gjindet para aktit te kryer.Shkendija u ndez,por kur do ta kaploje zjarri edhe trevat shqiptare mbetet te shikojme,2014 deri 2017.
    Shqiptaret dote gjinden para nje problemi madhore’te shikojm si do te perballemi me te.

Back to top button