Më thuaj si e pi kafen, të të them se cili je

Personaliteti i një njeriu mund të kuptohet nga lloji i kafes që pi. Ky është përfundimi në të cilin ka dalë një studim i psikologes Ramani Durvasula.

Sipas saj, ata që parapëlqejnë kapuçinon janë obsesivë dhe duan të kenë çdo gjë nën kontroll, ndërsa ata që porososin makiato janë më të predispozuar të ndihmojnë të tjerët duke lënë pas dore veten.

Personat që preferojnë kafenë e zezë janë të drejtpërdrejtë, të thjeshtë, të qetë dhe gjithmonë të qartë për atë që duan.

Ndërsa, ata që pijnë kafe të ftohtë janë “fëmijë të rritur” sipas Dr Ramani Durvasula.

Lajme të ngjashme

Back to top button