Letër nga Gaza: Dënesa e një studenteje

 

Maisam Abumorr  është studente e ekselencës në Universitetin Islamik të Gazës. Ka studiuar për gjuhën angleze dhe shkencat politike, por pavarësisht cilësisë që ajo disponon,  akoma nuk e ka gjetur punën dhe jetën e saj të duhur.
Të jetosh 27 ditë dhe me gjasë edhe shumë ditë të tjera, nën predhat e Izraelit, është shumë për një jetë plot ëndrra dhe të shkurtër.
“Me një fjalë, në vend të krijimit të karrierës, jam duke përjetuar traumat,”  janë një pjesë e shkrimit të saj për prestigjiozen Al Jazeera.

Ajo thotë, se për ti fituar të drejtat ndërkombëtare të njeriut, mjafton që të jesh njeri. Mirëpo kur shikon sulmet dhe indiferencën ndërkombëtare në Gaza, shfaq dyshime nëse vërtet edhe ata janë njerëz.

“Unë dua, unë urrej, unë qesh, unë qaj, unë bëj gabime, unë mësoj, unë ëndërroj, unë dua pizzat, e kam parë Titanikun 6 herë, shikoj dhe ndjek Bradly Cooper, por ajo që është me rëndësi, edhe kur shikoj veten me pasqyrë më duket vetja njeri.

Atëherë çfarë duhet konkretisht të bëj/jem që të quhem njeri?”  – Shkruan studentja Abumorr.

Babain e ka inzhinier. E ç’mund të bëjë një inxhinier në Gaza? Është i papunësuar si shumica e kolegëve të tij dhe mësimet i ka kryer me qiri dhe shpesh edhe e uritur, si shkak i problemeve ekonomike. Fatin e babait e ka edhe ajo vetë, me një potencial për të shkruar në Al Jazeera, por e papunësuar.

“Katër vitet e shkollës ishin shumë të suksesshme. Aq të suksesshme, që tejkalonin realitetin ku unë vetë jetoj” përfundon mes tjerash letra e saj. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button