Izraeli shpall armëpushim 7 orësh

 

Pas sulmit të rëndë mbi shkollën e Kombeve të Bashkuara në Gaza, qeveria izraelite ka bërë me dije se gjatë së Hënës do ketë një armëpushim 7 orësh, duke u nisur nga ora 7 e mëngjesit.

Armëpushimi do vlejë për të gjithë territorin përveç qytetin jugor të Rafah, ku ndodhet edhe vendkalimi kufitar mes Gazës dhe Egjiptit.

Sulmet izraelite në Gaza kanë vazhduar edhe gjatë natës së djeshme, ku 11 qytetarë të saj u vranë, mes tyre edhe një komandant i lartë i Hamasit, raporton Hyrriet. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button