MASH ende nuk ka përgjigje për kërkesat e protestuesve të Sindikatës për arsim

Nuk pranojmë shantazhe nga Sindikata për arsim, shkencë dhe kulturë (SAShK) por jemi të gatshëm për dialog me to. Kështu u shpreh sot, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdylaqim Ademi në lidhje me protestën e fundit të arsimtarëve dhe profesorëve të cilët edhe pse të shantazhuar dolën me kërkesa konkrete kundrejt Ministrisë së Arsimit (MASH).

Ademi tha se më datë 16 korrik ka pasur takim me kryetarin e SASHK me të cilin ka biseduar për kërkesat e sindikatës lidhur me testimin ekstrën, rrogën minimale dhe marrëveshjen kolektive për arsim të lartë.

“Isha i kushtëzuar me shantazhin se SASHK nuk do ta vazhdojë dialogun me Qeverinë dhe MASH derisa nuk zgjidhet problemi i tre profesorëve të Fakultetit Ekonomik në Shtip që bënin grevë urie dhe këtu u ndërpre dialogu me SASHK. Ne megjithatë mbetemi të hapur për dialog me to por pa shantazhe de kushtëzime” tha Ademi.

SASHK e shpalli të suksesshëm protestën e së premtes, u ndërpre greva e urisë së tre profesorëve ndërkaq pritet të shohim sa MASH do ti pranojë kërkesat e tyre për të pasur arsim më të mirë në Maqedoni. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button