Gruevski disciplinon Ahmetin edhe për 2001

Gruevski dhe klani i tij nuk po e fshehin fare politikën e tyre antishqiptare. Nuk ekziston segment shoqëror në të cilin ky klan nuk ka futur gishtin e tij nënçmues ndaj vlerave kombëtare dhe familjare shqiptare. Gjithë kjo bëhet duke e rritur vazalitetin e Ahmetit ndaj tij. Kjo pasiqë vazali de jure është përfaqësus i shqiptarëve në këtë qeveri antishqiptare, por de facto mbetet ai që është.

Por, siç duket për Ahmetin më nuk ekziston kufiri i shkeljes së dinjitetit kombëtarë. Nuk e kuptoj që edhe sa herë duhet të përbuzen shqiptarët që ai të kuptojë hallin e tij të vazalit të urtë.

Barbarisht, pas 2001 u vranë dhe u burgosën shumë komandantë të UÇK-së, deri të Harun Aliu, por nga Ahmeti as edhe një fjalë.  Sikurse, këta trima dhe burra të mos kishin egzistuar fare. Heshtje e cila lë gjurmë të thella tradhëtie, heshtje e cila nuk do të mund të gëlltitet me asgjë.

U burgosën, u rahën dhe u dënuan me afër 200 vite burg shqiptarët e Sopotit, por nga Ahmeti as edhe një fjalë. Bile , edhe pas 8 viteve burg të rëndë, Bigmani dhe Buçkovski ishin më të zëshëm në mbrojtje të sopotasve se vet “ai”.

U vranë, u burgosën , u rahën dhe u dënuan me mbi 150 vite burg shqiptarët e Brodecit, nga Ahmeti, përveç marketingut politik kundër oponentit të tij, as edhe një fjalë tjetër.  As sëpaku  për të kërkuar një rigjykim për to, ose për të vizituar familjarët e tyre.

U burgosën, u rahën, u poshtëruan gratë, dhe u dënuan me burgim të përjetshëm 6 shqiptarët e rastit të montuar politik “Monstra”,  por nga Ahmeti përsëri as edhe një fjalë. As edhe për të korigjuar zëdhënësin e tij i cili garantonte se shqiptarët do të jenë profesionalisht të kyçur në këtë proces, por as edhe për t’i fshehur pallavrat e deputetit të dalë nga kisha e Kalasë.

U burgosën, u rahën dhe u dënuan me nga 3 vite burg shqiptarët nga protestat e fundit , nga ministri shqiptar i drjtësisë dhe nga Ahmeti as edhe një fjalë. As për hir të kombit, as për hir të drejtësisë e as për hir të lirisë së shprehjes dhe protestës, as për hir të familjarëve të tyre.

Por turpi nuk mbetet me kaq, disciplina e Gruevski vazhdon, bile tash duke pohuar triumfalisht se, më nuk do të lejonte t’i përsëritet 2001,  e nga Ahmeti përsëri as edhe një fjalë.

Mos vallë ia ka kafshuar macja gjuhën, apo vazaliteti ka marrë hov dhe nuk ka të ndalur.

Sidoqoftë, shqiptarët kanë arritur fundin e nënçmimit por edhe të durimit dhe dhashtë Zoti që bile para përfundimit të durimit të shqiptarëve, të kthjellen shokët, bashkëluftarët por edhe bashkëpartiakët e sinqertë dhe të panjollosur të Ahmetit dhe ta kuptojnë që komandantin e tyre politik e kanë humbur menjëherë pas përfundimit të 2001.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button