Iku trajneri boshnjak i Gostivarit

Rezultatet e dobëta dhe humbjet e një pas njëshme të skuadrës së Gostivarit, kanë detyruar strategun boshnjak Amir Alagiç, i cili ka bërë me dije se janë shkaqet morale që e detyruan në një hap të këtillë.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga vet kryesia e skuadrës debutuese në Ligën e Parë, e ku sekretari i skuadrës Almir Dauti ka thënë se në ndeshjen e të dielës ekipi do të udhëhiqet nga Ilami Iseni.

“Pas bisedimeve me trajnerin Amir Alagiç,  ai vendosi që të largohet nga posti  për shkaqe morale. Të dielën ndaj Makedonija Gj.P. jemi të detyruar që ekipin t’ia besojmë ndihmësit Ilami Iseini”. 

Pritet që Gostivari të kalojë këtë krizë pa trajner dhe që nga e hëna të fillojë kërkimin e trajnerit të ri, i cili do të ketë mjaft punë përti ikur fundit të tabelës. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button